E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi pa Mourinjon pret Napolin

Hoze Mourinjo nuk do të jetë nën drejtimin e pankinës zikaltër, pas skualifikimit në ndeshjen e së dielës kundër Kaljarit.

Nga ana tjetër, edhe miqtë nga Napoli do provojnë të bëjnë surprizën në transfertë, duke kërkuar një rezultat pozitiv.

Për zikaltrit rikthehen mes të grumbulluarve Muntari dhe Mansini, ndërkohë që Rikardo Kuarezma është lënë jashtë. Në mbrojtje, Lusio-Samuel do luajnë në qendër, me Kristian Kivu në të majtë dhe të përhershmin Maikon në krahun e djathtë.

Dyshime në mesfushë, ku Kambiaso nuk është ede në 100% të formës dhe do të mbështetet nga Vieira.

Kurse Donadoni nuk ka aspak ndërmend të aplikojë Turn-overin: do luajë formacioni titullar.

Inter - Napoli, formacionet e mundshme:
 
Inter (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Chivu; Zanetti, Cambiasso, Vieira; Sneijder; Milito, Eto'o
Në disposicion: Toldo, Santon, Cordoba, Stankovic, Muntari, Balotelli, Mancini.
Trajner: Barezi
Të padisponushëm: Materazzi, Thiago Motta, Quaresma
Të squalifikuar: Mourinho

Napoli (3-5-2): De Sanctis; Santacroce, P. Cannavaro, Contini; Maggio, Gargano, Cigarini, Hamsik, Datolo; Quagliarella, Lavezzi
Në dispozicion: Iezzo, Zuniga, Grava, Aronica, Bogliacino, Denis, Hoffer
Trajner: Donadoni
Të padisponueshëm: Campagnaro, Rinaudo

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›