E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, mungon avokati, shtyhet sërish seanca

Në seancën e sotme, mungonte një avokat (Artan Kodheli) dhe kjo ka bërë që seanca të shtyhet për një datë tjetër. Seanca tjetër në ngarkim të kësaj çështje do të zhvillohet javën e ardhshme. Në gjyqin që po zhvillohet pranë Gjykatës së Tiranës, janë në proces 29 persona, disa prej të cilëve zyrtarë të Ministrisë së Mbrotjes dhe ushtarakë.

Dosja "Gërdeci" mbërriti në gjykatën e Tiranës pas vendimit të 22 majit 2009, ku Gjykata e Lartë vendosi për ndarjen e saj dhe mbajti për gjykim vetëm ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Të akuzuarit, mes tyre Mihal Delijorgji, administrator i "Albademil", Ylli Pinari, ish-kreu i MEICO-s, si dhe disa ish-ushtarakë të lartë pritet të gjykohen nga gjykata e Tiranës.

Në tragjedinë e Gërdecit, si pasojë e shpërthimit të një fabrike për çmontimin e municioneve gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›