Eagle Mobile akordon 20 bursa studimi për fëmijët jetimë
Në një ceremoni të zhvilluar në hotel “Sheraton” në Tiranë, kompania Eagle Mobile ka akorduar bursat për nxënës dhe studentë jetimë, duke përfshirë këtu edhe fëmijët e policëve të vrarë.
Drejtori i përgjithshëm i Kompanisë Eagle Mobile, z. Ali Taskin tha se fëmijët janë përzgjedhur në bashkëpunim me shoqatat më serioze në vend, përfshirë edhe fëmijë të policëve të rënë në krye të detyrës.
"Këta fëmijë vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe mbartin mbi supe histori të dhimbshme. Eagle Mobli mendon se ata duhen përkrahur dhe me ndihmën ato ata do të kenë mundësi të studiojnë në shkollat më të mira në vend.
Eagle Mobile do të mbulojë të gjitha shpenzimet, si akomodimin apo shpenzimet e tjera për veshje. Këto bursa do të zgjasin 3-4 vjet në varësi të institucioneve përkatëse arsimore ku studiojnë", tha ndër të tjera z. Taskin.
Në këtë takim, ishte e pranishme edhe zonja e parë e vendit Teuta Topi, e cila theksoi se ndihej e lumtur që biznesi kontribuonte për ndihmën e dhënë. “Falenderoj donatorët. Uroj që nxënësit të jenë të suksesshëm. Ndihem e lumtur që biznesi afron ndihma”, tha ndër të tjerash ajo.
Në këtë takim ishin të pranishëm zv. Ministrja e Punës dhe çështjes sociale, zv. ambasadorja e Republikëss së turqisë akredituar në Tiranë, deputetja Valentina Leskaj, Drejtori i i Përgjithshëm i Policiasë së Shtetit, z. Premçi, përfaqësues nga Universitet Epoka, Marin Barleti, Universiteti Europian i Tiranës, UFO dhe Kristal, Elvana Hana në emër të fondacionit Fëmijët Shqiptar, të drejtuar nga Liri Berisha, etj, Kolegji Turk në Tiranë etj.