Interi refuzon 26 milionë euro për Maikonin
“La Gazzetta dello Sport”, njofton se rritja nga 24 në 26 milionë euro e ofertës për Maikonin nuk ishte asgjë tjetër pos një tentim i kotë, ngase presidenti interist, Masimo Morati, u tregua i çeliktë duke mos denjuar fare ta shqyrtojë ofertën e Los Blankos.
Nga ana tjetër, agjenti i mbrojtësit brazilian, Antonio Kaliendo sqaron se kontrata e Maikonit nuk është e vështirë për t’u sajuar, por Morati nuk lëshon pe nga kërkesa e tij për 30 milionë euro në këmbim të kartonit të lojtarit.