E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet pragu i pikëve të pranimit në universitete

Shkak kryesor janë kërkesat gjithnjë e më shumë për këto degë, çka e bën të vështirë pranimin me lehtësi, por nga ana tjetër shton mundësinë që maturantë me më me shumë pikë të fituara në shkollën e mesme dhe në provimet shtetërore të fitojnë këto degë.

Edhe këtë vit, universitetet në Tiranë mbeten më të preferuarit për maturantët. Sipas Agjencisë së Pranimit në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë (APRIAL), të dhënat e deritanishme tregojnë se të gjithë kandidatët, duke përfshirë këtu edhe ata në rrethe, kanë renditur si kërkesa të para studimi veçanërisht degët që i përkasin Universitetit të Tiranës.

Konkretisht, për degën e financës pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës kjo diferencë e pikëve është tepër e theksuar. Kështu, në vitin 2007 fituesi i fundit është pranuar me 4876.30 pikë të realizuara në total nga matura shtetërore e atij viti. Një vit më pas fituesi i fundit kishte grumbulluar rreth 5459.60 pikë, pra rreth 400 pikë më shumë sesa një vit më parë.

Pothuajse aq ka qenë edhe diferenca për pranimet e vitit të shkuar, kur fituesi ka pasur 5927.70 pikë. Në këto nivele është luhatur edhe diferenca e pikëve për programet e tjera të studimit. Specialistët thonë se shkak kryesor për këtë rritje të pikëve dhe pranimeve në këtë fakultet, ka ardhur nga rritja rritja e numrit të konkurruesve, rritja e rezultateve të arritura në provimet me zgjedhje dhe ato të detyruara. Dega e Mjekësisë tashmë renditet pas Informatikës Ekonomike, ndërsa vlerësohet se që në vitin 2008 në renditje janë edhe degë të Shkencave Sociale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›