Feste me shampanje, tek "E diela shqiptare"
Gjithcka e bukur ne skenen e programit "E diela shqiptare" merr kuptimin e saj te vertete. E po keshtu edhe festa shpaloset ne te gjitha dimensionet duke i dhene hapesire fantazise, per te percjelle alegri dhe show permes ekranit te Televizionit Kombetar Klan. Dhe e diela e pare e nentorit, ka nisur me pak atmosfere nga Halloween-i, i festuar nje nate me pare, vecanerisht ne lokalet dhe ambientet publike te kryeqytetit. Arditi dhe Sonila, bandi i drejtuar nga Shpetim Saraci, grupi i baletit, por edhe publiku i pranishem ne salle, per pak caste kane provuar te jene nen efektin e kostumeve apo maskave te Halloween-it. Dhe natyrisht nga nje nisje e tille, ajo qe vjen me pas eshte gjithmone emocionuese dhe e bukur. Debati "Pro dhe kunder" ka ulur ne panel 4 te ftuar plot energji, te afte per te krijuar debat e njekohesisht edhe te kendshem per te sjelle batuta. Per me teper, ne nje teme intriguese, aktuale, qe shpesh perplas brezat mes tyre, ka gjithmone dicka per te folur. "Ora 24:00 ne shtepi". Mbi kete argument, te ndare ne 2 grupe kane diskutuar, Daniela Kostandini, Julka Gramo, Lenard Bombaj dhe Pandi Laco. Sigurisht nuk kane munguar nderhyrjet e publikut te pranishem ne salle, qe ne cilesine e nje jurie te madhe popullore kane hedhur argumentet e tyre. Dhe duket se ne perfundim te debatit, shqiptaret kane anuar nga vota "Pro", c'ka do te thote, se pas mesnate te gjithe preferojne te shijojne ngrohtesine e ambientit te shtepise, me mire se sa jeten e nates dhe lokalet. Dhe ky diskutim, ia ka lene radhen nje gare, e cila nisi ne Voskopoje, per te shenuar finishin ne kryeqytet dhe pikerisht ne studion e te dieles. Behet fjale per garat me makinat "Rally", qe u organizuan kete fundjave ne Voskopoje. Nje eksperience e pervitshme, e zhvilluar ne terren te veshtire malor, qe ne fund nxjerr edhe pilotin fitues. E ndersa njera nga partneret e Gjebrese, pikerisht Balina Bodinaku, ka sjelle nga Voskopoja jo vetem arome dhe freski vjeshte, por edhe shpirtin dhe energjine e gares pas perfundimit te saj, te gjithe shoferet pjesemarres ne "Rally" kane mberritur ne ambientet e Televizionit Kombetar Klan, per te percjelle emocionet e nje gare, plot adrenaline. Ndonese cmimi ka shkuar per njerin nga djemte pjesemarres ne gare, nuk kane munguar as konkurrentet femra edhe pse te vogla ne numer. Dhe sic ndodh ne te tilla raste, shampanja shoqeron cdo feste dhe fitore. Nderkohe ne pjesen e dyte te programit, ka vijuar nje tjeter gare. Eshte pikerisht konkursi i amvisave, qe po sjell ne studio e Tv "Klan", kuzhinieret me te mira te familjeve shqiptare. pasioni per gatimin i ka bere ato protagoniste te nje gare, e cila do te kurorezohet me nje kuzhine "Murebest", me vlere 15 mije euro. Por sigurisht, ashtu si cdo jave, muzika dhe baleti kane hapesiren e tyre ne programin e te dieles, ku nuk mungojne as momentet sportive, te percjella kete jave nga gazetari Alban Xhihani.