Vigjilje gjysmefinalesh tek "Kenga magjike"
E ndersa netet gjysmefinale dhe finalja e madhe e festivalit "Kenga magjike" do te kulmojne, ne mbremjet e 19, 20 dhe 21 nentorit, kengetaret qe marrin pjese ne kete festival, ne fazen e pare te tij, duket se jane duke shijuar ne skenen e te dieles, jo vetem pjesemarrjen. Gara drejt neteve gjysmefinale eshte shoqeruar edhe me perfshirjen e tyre ne lojera te ndryshme argetuese, cka i jep ritem dhe larmi programit. Nje festival gjitheperfshires, ne kengen magjike ashtu si cdo vit marrin pjese emra te njohur e te rinj, jo vetem nga Shqiperia, por edhe nga diaspora. Kete jave, mes pjesemarresve, ishin edhe emra te njohur mes te rinjve, si Florian Mumajesi, Rozana Radi, Olta Boka e Kejsi Tola. Kete jave kengetaret kane provuar te performojne edhe ne muziken operistike, ndonese jo me shume sukses. Sidoqofte, guximi i tyre ka qene per t'u vleresuar.