Interi shton listën e të interesuarve për Riberinë
Kampionët e Italisë kanë përpara një listë me kandidatura mesfushorësh, mes të cilëve janë Uesli Shnajder, Rafael van der Vart dhe Deko. Ndërkohë, “Gazzetta dello Sport” raporton se presidenti Morati ka një dëshirë tjetër, që me paratë e fituara nga shitja e Ibrahimoviçit të marrë yllin e futbollit francez.
Misioni i italianëve duket i vështirë, për të mos thënë i pamundur, duke marrë parasysh që para tyre Riberinë e kanë kërkuar klube të tilla si, Reali i Madridit, Mançester Junaited, Çelsi, ndërkohë që vetë futbollisti ka shprehur dëshirën për të kaluar te spanjollët e Realit.