Salihi shënon golin e barazimit kundër Rapidit
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Hamdi Salihi është "specialist" për të shënuar ndaj ekipeve të mëdha austriake, pas golit të fitores kundër Salzburgut, Salihi shënoi golin e barazimit kundër Rapidit (1-1), duke thelluar rekordin pa humbje në shtëpi të Ried, tani në 21 ndeshje, 15 muaj të pathyer.
Kapiteni i Rapidit të Vjenës, Hofman çoi ekipin e tij në avantazh në minutën e 52-të, por vetëm 7 minuta më pas, Salihi vendosi ekuilibrat në rezultat, që nuk u ndryshuan gjatë gjithë takimit.
Ky ishte goli i tij i dytë sezonal i Salihit, teksa tani është radha e trajnerit të Kombëtares, Josip Kuzhe, të shpresojë te "Gerd Myleri" shqiptar për të shënuar në miqësoren kundër Qipros.