E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo: Milani është ende në merkato

Edhe pse mendohej se pas transferimit të Klaas-Jan Huntelaar transferimet për kuqezinjtë kanë marrë fund duke llogaritur mungesën e fondeve, trajneri Leonardo thotë të kundërtën. "Afati kalimtar? Është i hapur deri më 31 gusht, kështu që nuk do të ishte e drejtë të themi se për ne ka marrë fund. Ende kemi në shënjestër disa lojtarë", ka thënë trajneri.
"Arritëm të nënshkruajmë me Huntelaar dhe ai do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm, sepse ai ka një aftësi të jashtëzakonshme para golit. Jam shumë i lumtur që ai na është bashkëngjitur", ka thënë Leonardo për Milan Channel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›