Interi synon Arjen Robben
.jpg)
Pavarësisht blerejeve të shumta verën e kaluar por edhe gjatë merkatos së Janarit, drejtuesit e Interit ende janë në kërkim të një futbollisti të rëndësishëm, për të arritur objektivat sezonin e ardhshëm. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, nëse zikaltrit nuk arrijnë të sigurojnë shërbimet e Aleksis Sanchez do të hedhin sytë nga Arjen Roben, që me shumë mundësi po luan sezonin e fundit në radhët e Bajernit të Mynihut.
Presidenti i Interit Massimo Moratti, po sipas “Bild” është gati të ofrojë 18 milionë Euro për holandezin, që në fakt i pëlqen shumë edhe Gallatasarajit. 29-vjecari këtë sezon ka gjetur shumë pak hapësira te skuadra e Jup Hajnkens, madje pjesën më të madhe të ndeshjeve e ka nisur nga stoli i rezervave. Pas eksperiencës në Angli me Celsin, në Spanjë me Realin e Madridit dhe në Gjermani Bajernin, me mund të preferojë kalimin në Serinë A para kampionatit turk, për t’u bërë pjesë e një nga kapionateve më të forta në Europë /Indeksonline/