Jose Mourinho në Londër

Trajnerit aktual të Chelseat, Rafa Benitez, nuk do t’i ketë ardhur aspak mirë kur ka lexuar disa tituj në mediat britanike që i referoheshin rikthimit të Jose Mourinhos tek Chelsea. Spanjolli gjithësesi duhet të qëndrojë i qetë, të paktën edhe për një muaj, sepse vizita e radhës në Londër ka lidhje me ftesën që i ka bërë portugezit federate braziliane e futbollit për miqësoren Rusi - Brazil, që do të zhvillohet në kryeqytetin anglez. Tifozët e Celsit shpresojnë që vizita në fundjavë në Londër, por edhe prania në këtë miqësore luksi nuk janë të rastësishme, por parapërgatitje për rikthimin e tij në krye skuadrës së presidentit Roman Abrahamovic.
Ndërkaq, për bosin e Celsit nga mediat ruse vijnë informacione se është ndaluar nga FBI, në kuadër të hetimeve mbi vdekjen e ish-ortakut të tij, oligarkut Boris Berezovski. Për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar për ndalimin e Abramovix, por këtij është pranuar edhe nga një korrespondet I një të përditshmeje ruse në Amerikë. Nga ana tjetër, zëvendësi i manjatit rus mohon që padroni I tij të jetë ndaluar nga FBI, madje e konsideroi marrëzi lajmin e përhapur nga mediat ruse.
/indeksonline/