Interi të ofrojë 33 mln paund për Kuyt dhe Mascherano
Interi është i bindur se 33 milionë paund do të jenë të mjaftueshme për Rafa Benitezin, që të sjellë në Meazza dyshen e Liverpoolit, Javier Mascherano dhe Dirk Kuyt.
Benitez pritet të prezantohet si trajner i Interit menjëherë pas përfundimit të pushimeve të tij, ndërsa ai thuhet se ka hartuar një listë të të dëshiruarve.