Shpindeleger: Maqedonia nuk do të marrë datë për negociata me BE
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Mihael Shpindeleger deklaroi hapur, se në samitin e Luksemburgut, Maqedonia nuk do të marrë datë për negociata aderuese me Bashkimin Europian. Një deklaratë e tillë erdhi pas takimit me homologun maqedonas, Antonio Miloshoski. Ky i fundit shtoi se qeverisja aktuale po punon për zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së emrit. Ndërkaq më herët, në Maqedoni, zyrtarë të lartë qeveritarë, në prag të samitit të BE-së, ku do të vendoset nëse vendi do të vazhdojë rrugën e integrimeve, sugjerojnë se një gjë e tillë mund të ndodhe nëse BE do t'i bëjë presion Greqisë për të lëshuar pe, përsa i përket , "mosmarrëveshjes së palogjikshme", siç e kanë cilësuar ata. Por një javë në prag të samitit, përfaqësues të Organizatës me ndikim, Qendra Europiane për Politika, në Bruksel, tha se pa kompromis, Maqedonia nuk mund të ecë përpara në rrugën e integrimeve.