E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona turpëron Realin e Madridit (video)

Madrid - Të papërmbajtshmit e Barcelonës arritën të marrin një fitore historike 6-2 në fushën e Realit të Madridit. Madrilenët ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Higuain. Goli i Realit u pasua nga tre të katalanasve, shënuesit e të cilëve ishin Henri, Pyjol dhe Mesi.

Në pjesën e dytë ishte sërish Reali që ngacmoi Barcelonën me një gol të Serxho Ramosit. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola u kundërpërgjigj sërish me tre gola, të cilët u shënuan nga Henri, Mesi dhe Pikue.

Me këtë humbje të turpshme Reali i Madridit i jep një herë e mirë fund luftës për titull, duke e lënë të qetë Barcelonën të shijojë sezonin dhe të hipotekojë titullin kampion.

Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video golat e këtij takimi, ndërkohë që rezultatet dhe klasifikimin e Primera Disionit mund t’i shihni në logon e këtij kampionati në faqen e parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›