E Diel, 1 Nëntor 2026

Burri i bën gruas 10 video porno: Bëhu prostitutë, ndryshe i hodha në internet

Gjirokastër/Xhelozia e sëmurë çon një 42-vjeçar emigrant, që punonte si bojaxhi në shtetin fqinj, në marrëzi shokuese, duke kërcënuar bashkëshorten me 10 video pornografike që i kishte bërë gjatë këtyre viteve me celular dhe tentuar ta kthente në një prostitutë për shkak dhe të prag-divorcit në të cilin gjendeshin. Prej katër muajsh çifti nuk jetonte më bashkë, kurse gruaja 30-vjeçare, me inicialet Z. G., ishte kthyer tek familja e prindërve së bashku me dy fëmijët, për ti shpëtuar keqtrajtimit sistematik. Sa herë që Mihal Koroni, që u prangos mbrëmjen e së mërkurës nga policia, kthehej nga emigracioni në Greqi, shfaqej tepër xheloz me bashkëshorten, derisa në gjendje të dehur e rrihte barbarisht, duke e bërë për spital. Herën e fundit që është kthyer gruaja e ka braktisur bashkë me fëmijët dhe ai e kërcënonte vazhdimisht.
Precedenti
Mbrëmjen e të mërkurës, teksa 30-vjeçarja kishte zbritur në një supermarket të lagjes 18 Shtatori për të bërë pazar, Koroni e ka ndjekur duke e rrahur në mes të rrugës dhe goditur me shkelma e grushte. Pavarësisht dhunës barbare, ajo ka shpëtuar nga duart e agresorit dhe i është drejtuar komisariatit Gjirokastër e gjakosur. Ngjarja ka shkaktuar panik dhe menjëherë ndërhyri policia, e cila kapi Koronin në ndjekje dhe e izoloi në qeli. E dëmtuara, që sipas mjekëve duhet të qëndrojë të paktën 9 ditë në regjim shtrati sipas raportit mjekësor, për shkak të frakturave dhe plagëve, i ka thënë oficerëve se bashkëshorti me të cilin po përpiqej të ndahej, e kishte kërcënuar se do e shndërronte në prostitutë, ndryshe do i publikonte videot e seksit në internet. Ti nuk do ikësh nga unë dhe nuk do shpëtosh. Do punosh për mua si prostitutë, ndryshe unë të vras dhe të publikoj këto videot porno që kemi bërë, ka qenë kërcënimi i 42-vjeçarit ndërsa ushtronte dhunën në mes të rrugës.
Hetimet
Policia kontrolloi agresorin dhe i gjeti në celular të 10 video-pornot e filmuara gjatë akteve seksuale mes bashkëshortëve. Në to mësohet se shfaqej çifti në skena pornografike, deri në perversitete. Videot ishin filmuar në periudha të ndryshme në ambientin e shtëpisë. Në disa prej tyre Koroni shfaqej i dehur dhe i dhunshëm ndaj bashkëshortes, duke kryer edhe skena ekstreme seksi. Ndaj tij rëndon akuza e shfrytëzimit për prostitucion, në rrethana rënduese, mbetur në tentativë. I janë dashur katër vite dhunë sistematike vetëm prej frikës për të denoncuar burrin e saj. Vetë gruaja i ka thënë policëve se Koroni ishte shumë xheloz, shpesh dehej dhe nuk kursente dorë ndaj saj, gjë që është bërë shkak që katër muaj më parë ajo ta braktisë për të shpëtuar, edhe pse kishin dy fëmijë nga martesa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›