Interkonjeksioni, Holtkemper: Tenderi në zhvillim. Banka KFW, korrekte
TIRANE - Ambasadorja gjermane në vendin tonë iu përgjigj interesit të mediave në lidhje me akuzat e përhapura ditët e fundit, për afera korruptive në ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri.
Sipas ambasadores Holtkemper, Banka gjermane KFW ka punuar në mënyrë korrekte. “Për ne nuk ky tender është në zhvillim. Nuk mund të japim informacion për tenderët që janë në zhvillim.”- u shpreh ambasadorja.
AKUZAT NDAJ KRYEMINISTRIT
Pak ditë më parë, gazeta kosovare Zëri publikoi një shkrim në të cilin, kryeministri Berisha akuzohej për bllokimin e projektit të ndërtimit të linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë.
Sipas Zërit, bllokimi i këtij projekti i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë. Sipas gazetës, biznesmeni serb, Vuk Hamoviq, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazliq, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkelzen Berisha.
"Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës”, shkruan Zëri.
Për kryeministrin Berisha, ky shkrim ishte një krizë e radhës e mafies së dëshpëruar. “Për Sali Berishën, mafia nuk ka atdhe, atdheu i saj është shpella ku ndan paratë e krimit. Mafia nuk ka sy, vetëm fytyrën e krimit, nuk ka moral.”- u shpreh kryeministri Berisha, duke theksuar se linja e interkonjeksionit me Kosovën do të bëhet, por në përputhje të plotë me ligjin, rregullat dhe interesin e qytetarëve shqiptarë.
Sipas kryeministrit, “Ministria e Financave nuk pranon një borxh prej 10 milionë dollarë më shumë për shkak të preferencave që tregojnë për një kompani apo për një tjetër”.
KWF: ZHBLLOKONI INTERKONJEKSIONIN
Në fillim të vitit 2012, procedurat e tenderit për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë me kapacitet 400 KW konsiderohen tërësisht të rregullta e të përfunduara nga ana e KfW-së, banka gjermane e cila ka marrë përsipër financimin e projektit.
Pak ditë më parë, në një letër dërguar ministrit të Financave, Ridvan Bode, pasi thekson vlefshmërinë e tenderit, banka gjermane kërkon të dijë përse nuk nisin procedurat për zbatimin e projektit. Letra u drejtohet qeveritarëve të lartë shqiptarë në përgjigje të një letre të dërguar më parë nga ministri i Financave, ku bankës gjermane i kërkohet anulimi i tenderit për linjën e koneksionit Shqipëri-Kosovë.
"Për sa i përket linjës së transmetimit 400 KË Shqipëri-Kosovë, do dëshironim të sillnim në kujtesë se për tenderin e kryer në përputhje të plotë me procedurat e nënvizuara në Marrëveshjen e Posaçme të Huasë dhe Marrëveshjes së Projektit që mban datën 28 dhjetor 2009-të, në bazë të Marrëveshjes së Posaçme, agjencitë përgjegjëse për implementimin e projektit, OST dhe KOSTT, janë përgjegjëse për tërë procedurën e prokurimit, që nga thirrja për tender deri te shlyerja e kontratave për punimet dhe furnizimet. Në cilësinë e financuesit, KfW monitoron së afërmi procesin e tenderimit, duke respektuar besnikërinë ndaj procedurave mbi të cilat është rënë dakord në Marrëveshjen e Posaçme dhe 'pa pasur rezerva' mbi disa pika kyçe të saj".
Më poshtë, në letrën drejtuar ministrit të Financave, Kryeministrit dhe ministrit të Energjetikës, KfW vëren se është vënë në dijeni të opinioneve të të dy subjekteve lidhur me projektin dhe se "nuk ka pasur nga ana e tyre objeksione lidhur me dokumentacionin teknik të tenderimit për një projekt kaq kompleks më 9 nëntor 2010-të". Banka sqaron në dokument edhe procedurën e tenderimit: "Vlerësimi i konkurrentëve u krye përmes procedurës me 3 zarfe (postkualifikimi, vlerësimi teknik dhe financiar). Agjencitë, të asistuara nga një konsulent ndërkombëtar, vlerësuan konkurrentët dhe OST-ja pranoi zyrtarisht rezultatet: vlerësimin teknik më 22 gusht 2011 dhe vlerësimin financiar më 20 shtator 2011".
"DALEKOVOD": TE NISIN PUNIMET
Pas procedurave të rregulla të tenderit, ku morën pjesë disa kompani të njohura në këtë fushë, u shpallën 2 kompani finaliste. "DALEKOVOD" (Kroaci) dhe "ENERGO INVEST" (Bosnje- Hercegovinë). Kompania e parë, "DALEKOVOD", ka përfunduar me sukses dhe linjën e transmetimit të energjisë Elbasan - Podgoricë, me një kapacitet po ashtu 400 KW. Pas vlerësimit nga komisioni i tenderit, ku merrnin pjesë OST, KOSTT, si dhe konsulenti gjerman "Intech Gopa", u shpall fituese kompania "DALEKOVOD".
Për tender të zhvilluar e të përfunduar në mënyrë të rregullt flet edhe korrespondenca mes OST-së dhe "DALEKOVOD"-it, firma kroate që ka fituar tenderin për ndërtimin e linjës Shqipëri-Kosovë. Në një letër që mban datën 20 shkurt 2012-të, në dorë të "Gazetës Shqiptare", "DALEKOVOD" i shpreh OST-së shqetësimet lidhur me zvarritjen e fillimit të punimeve. "Duke pasur në konsideratë informacionin e dërguar me e-mail më 03.11.2011 mbi procesin e vlerësimit të ofertave i cili kishte përfunduar me sukses, në të cilin kompania jonë ftohej për negocimin e kontratave në cilësinë e ofertuesit të përzgjedhur për Lotin 1, na duhet t'ju shprehim shqetësimet tona, duke qenë se kanë kaluar tre muaj e gjysmë pa ndonjë aktivitet të dukshëm siç specifikohet në dokumentet e tenderit". Më poshtë, kompania nënvizon se: "Siç është e logjikshme, pas marrjes së informacionit se ishim përzgjedhur si ofertuesi fitues, kemi nisur aktivitetet e përcaktuara në dokumentet e tenderit". Në mbyllje të letrës, kroatët u kërkojnë shqiptarëve "me mirësjellje të procedojnë me aktivitetet e mëtejshme, siç specifikohet në dokumentet e tenderit".
(er.nu/BalkanWeb)