Nano president? Berisha: Mazhoranca ka emrat e saj
TIRANË- Kryeministri Berisha ka deklaruar sot nga Bashkia e Kamzës se maxhoranca do të paraqesë kandidaturat e saj për presidentin e ri.
I pyetur nga gazetarët për kandidaturën e Nanos si president, kreu i ekzekutivit shqiptar është treguar i rezervuar, duke u shprehur se, “Sot nuk do flas për politikë, sepse jemi këtu për një çështje me shumë rëndësi sikundër është mjedisi. Unë ju them se mazhoranca do të paraqesë kandidatët e saj për kreun e ri të shtetit”.
Edhe në konferencën për shtyp të dy ditëve më parë, kryeministri Berisha ka deklaruar se presidenti i ardhshëm do të dalë nga rradhët e PD, duke mos përjashtuar edhe konsultimet me opozitën. Ndërkaq, ish kryeministri socialist Fatos Nano mbrëmjen e kaluar i ftuar ne nje emision televiziv ka shprehuar sërisht ambicien e tij për të qenë kreu i ri i shtetit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)