E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagarde: Reformat të zbatohen, pesha e masave mbi të gjithë

UASHINGTON - Zbatimin e reformave nga Greqia kërkoi Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), zonja Christine Lagarde, duke thënë se 6 muajt e fundit ka arritje, por mbetet shumë për të bërë.

"Greqia ka bërë, por i mbetet shumë për të bërë", tha drejtoresha e FMN, Christine Lagarde, duke vënë theksin në zbatimin e reformave nga ana e Greqisë dhe më gjerë, Eurozonës.

E pyetur në një konferencë shtypi, nëse Fondi ka vënë në dukje përparimin në zbatimin e programit, gjatë muajve të qeverisjes së Papadhimos, znj Lagarde tha se nga vjeshta e vitit 2011, shumë ndryshime kanë ndodhur në Greqi; kryeministri ndryshuar, ka ndryshuar qëndrimi i disa partive dhe ka patur një program i ri ekonomik. "Progres është arritur, por mbetet shumë për të bërë," tha Lagarde, duke dërguar përsëri mesazhin, "zbatim, zbatim, zbatim i reformave”.

Ajo tha se pesha e masave mbi popullin grek, duhet të mbahet nga ata që ende nuk janë prekur, duke shtuar se duhet të ketë përpjekje të mëdha për mbledhjen e të ardhurave dhe taksave. "Kjo nuk do të thotë se nuk është bërë shumë në 6 muajt e fundit," shtoi kreu i FMN.

Duke iu referuar ekonomisë ndërkombëtare, Lagarde e cilësoi situatën “të paqartë”. "Unë shoh një dritë shërimi në ajrin e pranverës, por ka edhe re të errëta në horizont", tha ajo.

Për eurozonën, drejtoresha e FMN, theksoi se është në fokus të rreziqeve potenciale. Ajo duhet të vazhdojë reformat dhe bashkëpunimin për "një Evropë më të mirë." 

Znj Lagarde ka bërë thirrje për forcimin e FMN-së, duke thënë se nëpërmjet rritjes së burimeve, do të forcohet Fondi, do të ulet varfëria dhe besimi i rritjes dhe theksoi kontributin e SHBA-ve, për të cilin tha se është më i madhi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›