E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria vendos për rritjen e pagave të pedagogëve

Në efektet financiare që do të hyjnë në fuqi që nga 1 korriku, parashikohet edhe dyfishimi i pagave për pedagogët që japin mësim jashtë qyteteve ku banojnë.

Efektet financiare për pagat dhe sigurimet shoqërore që rrjedhin nga ky vendim, do të përballohen nga fondet e institucioneve të arsimit të lartë për vitin 2010.

Këshillit i Ministrave njofton se vendimi u mor në bazë të ligjit “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, si dhe ligjit “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave.

Pedagogët që përfitojnë:

- Kur janë në kategorinë "Profesor" përfitojnë 2400 lekë për cdo orë 60 - minutëshe;

- Kur janë në kategorinë "Profesor i asociuar" përfitojnë 2200 lekë për cdo orë 60 - minutëshe;

- Kur janë në kategorinë "Docent" përfitojnë 2000 lekë për cdo orë 60 - minutëshe;

- Kur janë në kategorinë "Lektor i pare" përfitojnë 1600 lekë për cdo orë 60 - minutëshe;

- Kur janë në kategorinë "Lektor" përfitojnë 1200 lekë për cdo orë 60 - minutëshe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›