"Newsweek": Shqipëria në 100 vendet më të mira në botë
Klasifikimi i prestigjiozes amerikane mbështetet mbi pesë kritere, në nivelin e edukimit, shëndetësisë, cilësis së jetesës, dinamizmit ekonomik dhe ambientit politik.
Nga 200 vende të testuara, për herë të parë vendi ynë renditet në vendin e 57-të me 62,56 pikë. Në edukim Shqipëria ndodhet në vendin e 50-të me 81,02 pikë, në shëndetësi në vendin e 52-të me 71,02 pikë, për cilësinë e jetesës renditet e 53-ta me 67,93 pikë, për dinamizmin ekonomik e 81-ta me 34,09 pikë, dhe për mjedisin politik renditet e 56-ta me 58,7 pikë.
“Nwsweek” thekson se Shqipëria është nga vendet me moshën mesatare të jetës më të lartë në botë, 78 vjec për burrat dhe 81 për gratë. Gjithashtu, ajo vë në dukje se 99 % e shqiptarëve janë të arsimuar, megjithëse ka qenë një nga vendet më të varfra.
Kroacia është i vetmi vend i rajonit që klasifikohet para Shqipërisë, në vendin e 26-të, ndërsa Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi ndodhen jashtë listës së 100 vendeve më të mira në botë.
Shteti më i mirë duke u bazuar në një mesatare të pesë kritereve në fjalë, është vlerësuar Finlanda, më pas me radhë Zvicra, Suedia, Australia, Luxemburgu, Norvegjia, Kanadaja, Hollanda, Japonia, Danimarka.
SHBA renditet e 11-ta, ndërsa Gjermania e 12-ta. Ndërkohë, në fund renditen Kameruni, Nigeria dhe Burkina Faso.