Internacionalja Socialiste e shqetësuar për situatën në vend
Internacionalja Socialiste, ka reaguar pas ngjarjeve të 21 janarit në Tiranë. Në një deklaratë për shtyp, Internacionalja Socialiste është shprehur e alarmuar nga përkeqësimi i situatës në Shqipëri.
“Në takimet e saj, organizata jonë e ka adresuar nevojën për të garantuar demokracinë në Shqipëri, duke përfshirë transparencën e administrimit të zgjedhjeve, llogaridhënien nga ana e pushteteve ekzekutive dhe legjislative, lirinë dhe pavarësinë e gjyqësorit dhe medias dhe të drejtat dhe shanset e barabarta për qytetarët. Zbulimi më i fundit i abuzimit të rëndë në një rast që lidhej me Zëvendëskryeministrin Ilir Meta, e cila çoi në dorëheqjen e tij, të çon edhe njëherë në drejtimin e apeleve tona të mëparshme për një demokraci dhe qeverisje të mirë në atë vend”.
Ndërkaq, Internacionalja Socialiste denoncon vrasjen e tri protestuesve në Tiranë javën që shkoi gjatë një demonstrate në të cilën qytetarët shqiptarë shprehën shqetësimet e tyre pas këtyre zhvillimeve të fundit. Për këtë, Internacionalja Socialiste bën thirrje për një hetim të menjëhershëm të këtyre vrasjeve dhe që autoritetet të ndalojnë të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për këto krime.
“Apeli ynë Ndërkombëtar për një zgjidhje paqësore dhe demokratike të krizës aktule e cila po e minon edhe më tej stabilitetin në vend dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë për anëtarin e saj, Partinë Socialiste të Shqipërisë” përfundon deklarata.