E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milloshoski:Dialog politik për krizën në vend


Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski në një intervistë ka deklaruar se ajo se çfarë ka ndodhur në Shqipëri, nuk është e mirë për këtë vend, por njëkohësisht është e dëmshme edhe për imazhin e gjithë rajonit. Ndërkaq, Milloshoski ka deklaruar se polarizimi politik mund të tejkalohet përmes dialogut politik ndërmjet liderëve të partive kryesore politike në vend.

Miloshoski ka thënë se nuk pret implikime në fqinjësi dhe as në Republikën e Maqedonisë, sepse kemi të bëjmë me një çështje të brendshme. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë ka pohuar se gjatë kohës së kryesimit të Këshillit të Evropës, në bashkëpunim me kryetarin e Asamblesë parlamentare Davut Çavusoglu, ishte biseduar për çështjen e mos pranisë së opozitës shqiptare në Parlament dhe kishte vlerësuar se ishte një veprim jo produktiv.

“Shpresojmë se shkallëzimi tashmë nuk do të përsëritet. Më e mira për shtetin dhe qytetarët e Shqipërisë është të shfrytëzojnë mundësinë e takimeve të liderëve te presidenti i Republikës së Shqipërisë, ku do të bisedonin për të gjitha çështjet kontestuese”, ka thënë Milloshoski dhe ka konkluduar se “kjo është më e mirë se demonstratat në rrugë”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›