E Diel, 1 Nëntor 2026

Internet në çdo fshat? Vetëm 3.5 shqiptarë në 100 kanë akses në rrjet

Share

Deputeti socialist, Taulant Balla, i është përgjigjur kryeministrit Berisha, në lidhje me aksesin e shqiptarëve në internet. Sipas Ballës, Shqipëria është e fundit në Europë për këtë fushë, duke qenë se vetëm 3.5 shqiptarë në 100 kanë akses në rrjet.

Në kapitullin e Shoqërisë së Informacionit, Progres Raporti i sivjetshëm i Komisionit Europian, ka fotografuar qartë prapambetjen në të cilën gjendet, si dhe shumë të tjerë, edhe rrjeti i internetit me bazë të gjerë në Shqipëri.

Sipas raportit, Shqipëria ka një shtrirje të rrjetit të internetit me bazë të gjërë, shumë pak të zhvilluar, krahasuar me standardet rajonale dhe europiane (me një nivel penetrimi vetëm 3.5% – 3.5 shqiptarë në 100 kanë akses në rrjet):

2,3 herë më të ulët seMalii Zi 8.3%,

3,6 herë më të ulët se Maqedonia 12.47%,

2.2 herë më të ulët seMoldavia7.53%,

5,7 herë më të ulët se Greqia 19.83%.

5,9 herë më të ulët se Lituania 20.58%,

Këto të dhëna jepen nga International Telecommunication Union, thotë Balla në një reagim të tij.

Kryeministri Berisha premtoi sot se do të çojë interneti falas në çdo fshat dhe komunë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›