E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia greke nis operacionin kundër emigrantëve ilegalë

Share

Policia në Athinë nisi të enjten një operacion për të kapur emigrantët pa dokumente dhe shitësit e paligjshëm në rrugë.

Operacioni i policisë u përqendrua të enjten rreth Sheshit Omonia, ku jetojnë mijëra emigrantë ilegalë.

Policia shoqëroi për në rajon dhjetëra të huaj pa dokumente.

Megjithatë, nuk është akoma e qartë se si do veprojë policia me emigrantët që kanë hyrë ilegalisht në vend, duke ngritur shqetësimin se ata do të rikthehen sërish në rrugë siç ka ndodhur edhe në të shkuarën me të ashtuquajturat operacione fshesa, për shkak të mungesës së qendrave për emigrantët e paligjshëm.

Greqia është akuzuar nga Bashkimi Europian se nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar emigracionin ilegal, ndërkohë që grupet e të drejtave të njeriut kanë ngritur zërin për gjendjen në të cilën mbahen nga policia emigrantët pa dokumente.

Kathimerini

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›