E Diel, 1 Nëntor 2026

Interneti, Berisha: Shqiptarët do të kenë çmimet më të ulëta në Europë

Tiranë- Shqiptarët do të kenë çmimet më të ulëta të internetit në krahasim me të gjithë Europën. Këtë deklaratë e bëri kryeministri, Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ku theksoi se çmimi i internet në vend është shumë i lartë.

Në do u ofrojmë shqiptarëve gjatë muajve që vijnë internet me çmimet më të ulëta në Europë. Sdo mund të ketë një vend të dytë pavarësisht nga madhësia dhe niveli teknologjik që të ofrojë internet më lirë se në Shqipëri- tha Berisha.

Duke shtuar se qeveria nuk ndërhyn në treg por do të bëjë të pamundurën që shqiptarët të kenë çmime interneti të merituara.

Qeveria nuk ndërhyn në treg, por respekton interesat jetike të qytetarëve të saj. Çmimet  e interneti janë të pamerituara. Do bëjmë gjithçka që qytëtarët ta marrin internetin me çmimin më të ulët, dhe nëse në 1200 pika të tjera do ketë internet falas- tha Berisha.

Berisha ka shtuar se qeveria po merr masa që internet të ofrohet me një çmim shumë më të ulët dhe për këtë do ketë kjo do arrihet përmes Postës Shqiptare.

Qeveria po merr masa, shpreh keqardhjen me çmimim me të cili ju shitet sot interneti, por absolutisht me shpejtësi të madhe do të bëjmë që ata ta blejnë me çmimi më të uëlt në Europë ose ta kenë gratis në 1200 pika të tjera. Posta shqiptare do të kontraktojë sasinë e internetit që u nevojitet shqiptareve dhe do jua ofrojë kompanive dhe qytetarëve me çmimet më të ulëta që ekzistojnë- tha Berisha.

Ndërkohë kryeminsitri ka irozinuar metodën e komunikimit të zotit Rama me publikun përmes rrjeteve sociale.

Se të bësh ciu ciu politikë nuk shkon, sbehet politikë me zë korbi. Unë do vazhdoj të komunikoj direkt me qytetarët e mi, kudo. Kur të futem në një strehë të padukshme kjo do thotë se kam probleme serioze me veten time- përfundoi fjalën e tij kryeminsitri.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Libri dhe interneti, ‘lufta’ mes tyre vazhdon Tiranë- Lënia menjanë e librit të shkruar dhe përqafimi i...
  2. Kina ka plot 505 milionë përdorues interneti Kinezët duket se janë shumë të lidhur me internetin dhe...
  3. Temperaturat e ulëta në Europë, shkon në 90 bilanci i viktimave Europë- Acari që ka goditur javën e fundit pjesën më...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›