Black out në Tiranë, defekti teknik lë në errësirë banorët
Tiranë- Një ‘black out’ ka përfshirë pjesën më të madhe të kryeqytetit gjatë mbrëmjes së djeshme.
CEZ ka njoftuar për një defeft teknik që ka lënë banorët e Tiranës në errësirë të plotë, teksa pas orës 19:00 qendra e kryeqytetit ishte mbuluar e tëra nga terri i plotë.
Sipas CEZ defekti teknik ka lënë pa energji elektrike rrugët Ali Demi, Mihal Grameno, Pjetër Budi, Aleksandër Moisiu, Zona pranë ish-artistikes Migjeni, zona pranë Gjykatës së Apelit, rrugët Gani Domi, Murat Toptani, Sali Nivica, Zoja Cure, Ismail Qemali, zona pranë Piramidës dhe kulla ETC.
Banorët e këtyre zonave të gjendur të papërgatitur i janë rikthyer qirinjve dhe gjumit në orët e para të mbrëmjes. Ndërkaq banorët që ishin në lëvizje kanë hasur vështirësi në qarkullim, pasi fikja e semaforëve solli një kaos në trafik.
Shkrime të tjera me interes:
- Kapshticë- Rregullohet defekti teknik, rinis normalisht puna Kapshticë- Pika kufitare e Kapshticës është zhbllokuar pas 4 orësh...
- Denoncim: Banorët pranë Kodrës së Diellit, 3 orë drita në 24 orë Tiranë- Një nga lagjet më të reja në Tiranë, Kodra...
- Shpronësimet Tiranë-Elbasan, banorët e Bradasheshit kërkojnë rivlerësim të tokës Elbasan- Banorët e Bradasheshit kanë protestuar ditën e sotme pranë...