E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interneti kabell nenujor me Italine

Internet me te shpejte dhe me te lire pritet te sjelle shtrirja e nje nje kablli optik nenujor qe do te lidhe Shqiperine me italine. Ndertuesit e ketij projekti kompania amerikane UNIFI dhe shumekombeshja franceze ALCATEL zyrtarizuan ndertimin e ketij rrjeti te quajtur BIN me nenshkrimin e nje marreveshje ku i pranishem ishte dhe ministri i teknologjise dhe inovacionit Genci Pollo.

Ky projekt ka nje potencial per te transformuar aftesine e Shqiperise per te hyre ne burimete pasura te internetit global dhe per kete arsye eshte ne interes te madh per qeverine por dhe per njerezit e vendit tone tha Pollo.

Investimi ne kete projekt qe ne po ngrame ndoshta nuk eshte shume i larte financiarisht. Por per nga rendesia qe ai ka mund te konsiderohet monumental. Ai do te ofroje mundesi te medha per lidhje me internet te shpejte dhe me cmime te lira tha Adrian Shatku drejtor ekzekutiv UNIFI.

Kostoja e lidhjes me kabell nenujor mes dy brigjeve te Adriatikut perllogaritet te kushtoje mesatarisht 15 milion euro. Pas ndertimit te linjave shperndarja e interenetit vec Shqiperise pritet te zgjerohet ne te gjithe vendet e rajonit deri ne Stamboll.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›