E Shtunë, 31 Tetor 2026

Master per trashegimine kulturore

Mbrojtja dhe menaxhimi i vlerave te trashegimise kulturore ka qene dy dekadat e fundit kryefjale e shume debateve mediatike. E here pas here theksi eshte vene sidomos ne boshllekun aktual te eksperteve te afte per te menaxhuar mire keto vlera.

Pikerisht per te mbushur kete boshllek dhe per ti paraprire ndryshimit dhe sfidave qe kerkon menaxhimi i monumneteve dhe vlerave te tjera te trashegimise eshte celur sot zyrtarisht masteri 2-vejcar per menaxhimin e trashegimise kulturore ku merrte pjese edhe Ministri i Kultures.

Ne programin master me kete departament une mendoj se investojme ne drejtimin e duhur per te kryer nje detyrim te perbashket qe te mirembajme me maksimumin e mujdesive tona institucionin e trashegimise kulturore nje institucion shume i rendesishem i kujteses ne vend tha Xhaferaj.

Ky master dy vjecar fillon me mbeshtetjen e UNESCO por edhe te Fakultetit te Historise dhe Filologjise i cili eshte plotesisht ne perputhje me vizionin per krijimin e gjeneratave te specialisteve te formuar me bazat me te forta te njohurive te fushes se trashegimise dhe menaxhimit te saj.

Ka ardhur koha qe gjithe kjo pjese e analizes studimit te kultures duhet te kaloje nepermjet edukimit tha rektori i UT Dhori Kule.Nderkaq po hidhen bazat per krijimin per here te pare te departamentit te trashegimise kulturore dhe arkeologjise ne universitetin e Tiranes me fillimin e vitit akademik 2011.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›