Pasurite e krimit shkarkohet kreu i Agjencise se Pronave te Sekuestruara
Hekuran Vladi Drejtor i Agjencise per Pronat e Sekuestruara dhe Konfiskuara eshte shkarkuar dy dite me pare nga detyra pa asnje motivacion. Sipas Vladit urdhri per shkarkimin e tij ka ardhur nga vet Ministri i Financave Ridvan Bode ne varesine e te cilit eshte edhe Agjencia. Diten e hene ne mengjes ka ardhur urdhri i ministrit i futur ne nje zarf pa argumente. Ndoshta duhet pyetur ministri per kete gje. Une nuk kam pasur asnje komunikim zyrtar mund ta komentoj me keqardhje kete ngjarje pasi me eshte dukur si nje levizje ne burse bli shtrenjte e shit lire si nje burse postesh- tha Vladi.
Ai eshte nje nder personat e pakte qe foli publikisht per funksionimin e Agjencise si dhe per mjaft fakte te reja qe lidhen me pronat e krimit te organizuar dhe terrorizmit. Vladi e lidh kete shkarkim me fobine institucionale per transparence. Une i kam thene edhe nje kolegut tuaj mbreme ne telefon se me vjen keq qe ish-profesori im dhe ministri ka fobi nga transparenca ju e dini rastin e nepunesit qe kur donin ta filmonin kamerat ai hyri ne tualet dhe po ashtu dini edhe rastin tim- tha Vladi. Per kete shkarkim te befte qe ka ndodhur ne kundershtim te plote me Kodin e Punes Vladi pohoi se do te vere ne dijeni agjencite nderkombetare te cilat asistojne ne funksionimin e Agjencise Shqiptare te Pronave te Sekuestruara dhe Konfiskuara qe eshte ne varesi te MF-se. Por nga ana e saj MF-ja ka sqaruar se te gjitha sajesat mediatike per lidhje te hamendesuara se gjoja largimi i z. Vladi nga kjo detyre eshte bere per shkak te daljes se tij ne interviste televizive jane te paverteta. MF-ja sqaron se urdhri per lirimin nga detyra i Vladit eshte bere me nje shkrese nr 12910/1 te dates 22 tetor 2010 nderkohe qe intervista e z. Vladi eshte e dy diteve me vone. Nga ana tjeter ish kryeadministratori eshte njoftuar edhe gojarisht per levizjen e tij nga detyra dhe kalimi ne nje funksion tjeter dy jave me pare.
28 Tetor 2010