Interneti në Rusi, Duma miraton projektligjin kundërthënës

Parlamenti rus miratoi një projekt-ligj kundërthënës, për të cilin aktivistët frikësohen se do paraqesë censurë në internet, duke i futur në listë të zezë faqet që konsiderohen si të padëshirueshme.
Projekt-ligji u nxitua të dërgohej në procedurat parlamentare, pas leximit të parë, që iu bë të premten e kaluar.
Që të shndërrohet në ligj, ai duhet të nënshkruhet nga presidenti.
Ndryshimet në ligjin ekzistues të informacionit janë duke u promovuar si një goditje për pornografinë e fëmijëve.
Versioni rus i Wikipedia-s bllokoi përmbajtjen për lexuesit të martën, në shenjë proteste ndaj ligjit.