E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani, mediat jo raportime për sanksionet ndërkombëtare

Ministri i kulturës në Iran, Mohamad Hoseini, u ka bërë thirrje mediave lokale që të shmangin raportimin mbi ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare, pasi kjo mund të dëmtonte interesin kombëtar të vendit.

Në komentet e publikuara në uebfaqen e qeverisë, Hoseini citohet të ketë thënë se shtrëngimi i sanksioneve kërkon “më shumë bashkëpunim ndërmjet mediave për të mos e dëmtuar shtetin”.

Deklarata e tij vë në pah përpjekjet e qeverisë për të kontrolluar informacionet mbi rënien e mundshme ekonomike si pasojë e sanksioneve ndërkombëtare mbi programin bërthamor të vendit.

Kërkesa e ministrit iranian pason hyrjen në fuqi të embargos evropiane mbi produktet e naftës së këtij vendi.

Mediat elektronike në Iran monitorohen nga afër dhe cenzurohen në shumë raste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›