Irak, Ambasadori sirian braktis Asadin?

Ambasadori i Sirisë në Irak, siç raportojnë burimet sirianë të opozitës, ka braktisur shërbimin në shenjë proteste ndaj aksioneve shtypëse të presidentit Bashar al-Asad kundër revoltës 16-mujore.
Nëse konfirmohet, Navaf el-Tarifat, do të jetë i dërguari i parë sirian që braktis regjimin.
Muhamed Sermini, nga grupi kryesor opozitar në ekzil, Këshilli Kombëtar Sirian, citohet të ketë thënë se ky është vetëm fillimi i një serie të dezertimeve të diplomatëve.
Burime qeveritare irakiane kanë thënë se ata nuk kanë informacion mbi këtë lëvizje.
Javën e kaluar një gjeneral i lartë sirian i Gardës Republikane, Manaf Tlass, ka ikur nga Siria.