Interpelanca per minoritetet
Vangjel DuleKreu i partise qe perfaqeson minoritetin ne parlament Vangjel Dule ka deklaruar se ndaj ketij komuniteti po ushtrohet dhune nga faktore te ndryshem politike. Por gjate interpelances ne Kuvend me ministrin e Jashtem Edmond Panariti fjala e deputetit te PBDNJ u shoqerua me reagime te ashpra te deputetit cam Dashamir Tahiri. Shefi i diplomacise shqiptare vleresoi tolerancen si nje pasuri mbi te cilen ngrihet bashkejetesa mes komuniteteve te ndryshme. Ministri i Jashtem deklaroi se nuk ka asnje vakum ligjor ne drejtim te minoriteteve nderkohe qe shtoi se gjithcka do te rishihet nese do linde nevoja. Opozita akuzoi serisht qeverine se ka shperdoruar dhe favorizuar firmat prane saj ne shperndarjen e fondeve per pergatitjet e kremtimit te 100-vjetorit te pavaresise. Ministri i kultures konfirmoi ne parlament se perfaqesuesit e larte te mazhorances do te jene ne 28 nentor ne Vlore aty prej nga do te nisin festimet sipas tij te nje date historike per vendin.
Komente
Facebook