PSe PD votojne ligjin pe amnistine ska konsensus per kushtet e BE

Ratifikimi i marrëveshjes për të drejtat e njeriut është kthyer në objekt debati mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend. Ka qenë pikërisht raporti i përfaqësimit të grave, e krahasuar kjo mes PD e PS, e cila ka sjellë reagimin e palëve.
Konkretisht projektligji për të drejtat e njeriut dhe masat për parandalimin e dhunës në familje ishin pjesë e ligjeratës së Kryeministrit, i cili kërkoi angazhimin e të gjitha palëve për parandalimin e këtij fenomeni.
“S’ka qenë në traditë të familjes shqiptare vrasja e grave, as në ligjet e vjetra as në normat e mëvonshme. Kjo nuk është vetëm një dukuri shqiptare, por ky fenomen vjen në rritje. Ai që ekzekuton njeriun e vet është më krimineli i krimineleve. Duhet të jemi realist, organet e drejtësësië më parë e trajton si rrethana lehtësuese, me dënime simbolike, të trajtuara si çështje të brendshme. Kjo s’ndodh më por ligjet duhet të të kenë masa parandaluese. Të bëjmë çdo përpjekje të përdorim çdo resors për ndalimin e këtij fenomeni”, u shpreh Berisha.
Sipas tij, beteja kundër dhunës është betejë e vështirë duke kërkuar shembje të mureve të pabarazisë gjinore, duke ftuar opozitën që debatet ti bëhen konkrete me një plan konkret.
Nga ana e tij, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili duke shprehu dakortësinë mbi atë çfarë ofroi Kryeministri, por i kujtoi këtij të fundit masën e respektimit të përfaqësimit të grave si në grup parlamentar ashtu dhe në kabinetin qeveritar.
Seanca
Gjatë seancës së sotme u miratua projektligji për dhënien e amnistisë për të burgosurit me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Në variantin përfundimtar që iu paraqit sot seancës parlamentare u vendos që të mos përfitojnë amnisti as komisionerët e zgjedhjeve, të cilët akuzohen për prishje të procesit zgjedhor. Në të njëjtën kohë u ra dakord që të amnistohen personat që kanë marrë dënim deri në dy vjet burg për dënime deri më 30 shtator 2012.
“Plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti sipas këtij ligji: personat e dënuar me burgim deri në dy vjet, për dënime të dhëna deri në datën 30 shtator, pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi. Procedimi penal nuk mund të fillojë. Nëse ka filluar, duhet të pushojë për veprat penale të kryera deri më 30 shtator 2012, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në dy vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë”, thuhej në ligjin e miratuar ne Komisionin e Ligjeve.
Ndërkohë seanca rrëzoi kërkesën e PS për kontroll parlamentar në Ministrinë e Mbrojtjes.