E Diel, 1 Nëntor 2026

Interpol publikon foton e vrasësit të Vlorës. Fqinjët i bëjnë një memorial Diana Ademit në Gjermani (FOTO)

Interpol ka publikuar në faqen e vet zyrtare foton e 22- vjeçarit Delin Hajdarj, i akuzuar si autor i masakrës së Vlorës, ku mbetën të vrarë tre persona të pafajshëm.

Në faqen e Interpol, bashkë me foton e të kërkuarit janë edhe të dhëna rreth tij, gjatësia 1.8 metër, mosha 22 vjeçare dhe vendi i lindjes që është Vlora.

Ai akuzohet për vrasjen e 17- vjeçarit Serdi Bajlozi, Diana Ademit 53 vjeçe dhe Sokol Isufajt 34 vjeç.

Ndërkohë në masën e sigurisë arrest me burg është 18- vjeçari Leo Osmeni, arrestuar si bashkëpunëtor i masakrës.

Mediat gjermane i kanë kushtuar një shkrim Diana Ademit, njërës prej viktimave.

Ajo jetonte në Gjermani dhe ishte nënshtetase e këtij vendi.

Djali i saj, Rudi, akuzon policinë shqiptare se po vepron shumë avash.

Ai thotë se shpreson se media do bëjë presion mbi shtetin shqiptar që të çojë përpara drejtësisë kriminelët.

Madje raportohet se edhe prokuroria gjermane e qytetit Ravensburg, ku jetonte Diana, po heton për këtë ngjarje, edhe pse policia shqiptare nuk është bashkëpunuese.

Fqinjët e Dianës kanë ngritur së bashku me Rudin një memorial të vogël në hyrje të shtëpisë, në kujtim të saj./ep

interpoli-vlora

memoriali

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›