E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas investigimit të Fiks Fare, Burgaj përjashton policin rrugor

06Pas një videoje të publikuar nga emisioni investigativ Fiks Fare, ku një emigranti i bëhet presion nga policia shqiptare për të marrë ryshfet, ka reaguar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Raportohet se Hysni Burgaj ka përjashtuar nga detyra policin Agim Kamberi, me gradë nënkomisar, me detyrë polic pranë Drejtorisë së Policisë Rrugore.

Ai akuzohet se ka shkelur kodin e etikës.

Ndaj tij ka nisur edhe një hetim.

Makthi i një emigranti nisi kur policia i bllokoi dokumentet e qarkullimit rrugor vetëm pse nuk kishte ndezur dritat.

Emigranti kërkon rikthimin e shpejtë të dokumenteve pasi do ikte në Itali dhe Kamberi ofrohet për ndihmë përkundrejt ryshfetit.

Kamberi shprehet se shteti dhe policia është shkrehur tani përpara ardhjes së qeverisë së re, duke theksuar se më pas nuk do ketë më allishverishe./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›