E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpoli,ekstradon të dënuarin për vrasje

Interpol Tirana kreu ekstradimin nga Roma/Itali drejt Shqiperisë i shtetasit Selman LIKA, lindur më 10.05.1943, në Bushat, Shkodër. Sipas vendimit të gjykatës, më datë 28.02.1998, në Lagjen Likaj, të Fshatit Bushat, në Rrethin e Shkodrës, subjekti i ekstradimit Selman LIKA, ka vrarë me armë zjarri shtetasit shqiptarë Tofik Lika dhe Abdulla LIKA, si dhe ka plagosur shtetasit Dritan Lika e Bledar Lika. Ngjarja ka ndodhur gjatë një grindjeje, të filluar për shkak të një konflikti pronësie. Në aeroportin e Rinasit ky shtetas i është dorëzuar Drejtorisë së Pergjithshmë të Burgjeve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›