E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi nxjerr ne lirim ish-shefin e Shtabit

Nëpërmjet një dekreti që mban datën 9 dhjetor, por të publikuar pa shumë bujë vetëm dy ditë më pas, presidenti i Republikës Bamir Topi ka nxjerrë në lirim ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral lejtnant Luan Hoxhën qe mbante kete detyre kur ndodhi shpërthimi ne Gërdec.

Ndonëse ministri i Mbrojtjes i asaj kohe Fatmir Mediu dha dorëheqjen, gjeneral Luan Hoxha vazhdoi të qëndrojë në krye te Shtabit të Ushtrisë deri më datë 16 qershor, kur u shkarkua nga presidenti.

Hetimet për ngjarjen e Gërdecit nuk e kanë implikuar gjeneral Hoxhën deri tani, ndryshe nga ish-ministri i mbrojtjes Mediu, që është person nën hetim.

Por nxjerrja në lirim nga Presidenti mund të konsiderohet një akt i rëndë për ish-shefin e shtabit, të cilit i ndërpritet në këtë mënyrë kariera, ndonëse ai ka një moshë relativisht të re për një ushtarak.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›