E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, bie makina ne det, aksidentohen dy shqiptare

Aksidentohen per vdekje dy shqiptare ne ishullin Kefalonia ne Greqi.

Sipas informacioneve te fundit nje automjet qe drejtohej nga nje 16-vjecar dhe ku ndodheshin tre persona, ra ne det.
Viktimat ishin pjesetare e se njejtes familje.

Angjelina dhe Alina Alia, 18 dhe 40 vjec gjeten vdekjen. Policia ka shkuar ne vendngjarje per te zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Shkak, moti i keq

Aksidenti ka ardhur si pasoje e motit te keq, pasi automjeti me te cilin udhetonin shqiptaret eshte perfshire nga uji.

16-vjecari qe ka mundur te dale ne kohe nga makina, ka kerkuar ndihme. Greqia eshte perfshire sot nga shira te rrembyeshem dhe erera te forta, me shpejtesi 102 km/ore.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›