Mbledhje komemorative për Arif Krasniqin

Prishtinë, 14 gusht - Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur një mbledhje komemorative për të ndjerin Arif Krasniqi, shef i grupit parlamentar të AKR-së, i cili ndërroi jetë dje. Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa tha se me vdekjen e profesorit Arif Krasniqi u humb një anëtar i arsimit dhe dijes, një pedagog të vyeshëm. Mustafa tha se Arifi ishte një njeri i përkushtimit, i vullnetit të mirë dha një profesor me shumë dije. Ndërsa, kreu i AKR-së, Bexhet Pacolli tha se se Arifi nuk ka vdekur, “por do të jetë në mesin tonë si një njeri i urtë e i ëmbël”. Pacolli gjithashtu tha se për Arifin nuk ka fjalë që të tregojë se si ai ishte njeri i dinjitetshëm, i përkushtuar ndaj punës me zgjuarsinë e tij. Arif Krasniqi është varrosur sot në fshatin Grashticë të Prishtinës.