Intervista, Seldi: S’jam ndarë nga Sinani
TIRANE- Seldi Qalliu, përveçse një këngëtar i suksesshëm, tash më mund të quhet edhe një personazh i dashur mediatik. Ai u zotua që do të bëhej i njohur nëpërmjet pjesëmarrjes në “Big Brother”, duke shfrytëzuar talentin e tij në muzikë dhe së fundmi duke kërcyer në një show të rëndësishëm vallëzimi siç është “Dancing With The Stars”. Në të gjitha këto lëvizje të tij, Seldi është shoqëruar me një vëmendje mediatike të jashtëzakonshme dhe me tituj bombastikë në faqet e para. Kur flitet për Seldin menjëherë na vjen në mendje një tjetër këngëtar i njohur që iu bë atij krah për arritjen e suksesit. Sinan Hoxha, koleg dhe mik i këngëtarit të ri, realizoi me të disa bashkëpunime të rëndësishme, të cilat patën rekord klikimesh dhe dëgjohen e kërkohen akoma edhe sot. Është përfolur se marrëdhënia e të dyve nuk është më e njëjta, por deri tani asnjeri nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim. Sot Seldi për herë të parë na zbulon të vërtetën.
Vetëm pak ditë më parë është publikuar kënga jote e fundit, e cila mban titullin “Çika e zemrës sime”. Si lindi ideja e kësaj kënge dhe e këtij klipi? Duket që nga titulli se për çfarë flet kënga. Në këtë këngë u këndohet femrave, kështu që ideja nuk lindi tani, por ka qenë gjithmonë sepse mua më pëlqen t’u këndoj femrave (qesh). Qëllimi im kryesor ishte të realizoja një punë të mirë, që të kënaq publikun.
Cilat janë reagimet apo përshtypjet e para që ke marrë?
Reagimet e para janë të gjitha të tipit “Për cilën çikë e ke fjalën?” (qesh). Të gjithë duhet të kuptojnë një gjë, që kënga është bërë për femrat në përgjithësi, nuk është se bëhet fjalë për një femër të caktuar.
Po në të vërtetë, kush është çika e zemrës tënde?
Për momentin është akoma “enigmë”.
Enigmë edhe për ty, apo vetëm për ne? Ekziston kjo vajzë?
Për ju. Kjo çika ekziston. Edhe nëse nuk ekziston, do ekzistojë (qesh).
Pse nuk ke dëshirë të na e tregosh?
Sepse më pëlqen të mbetet enigmë. Jo çdo gjë që dua të bëj ose kam ndërmend ta bëj dua ta them. Mbase me kalimin e kohës... Ne dimë që fansat e tu kanë dëshirë të mësojnë jo vetëm mbi karrierën, por edhe mbi jetën tënde private. Fakti që ti nuk pranon të tregosh, mund të merret edhe si mungesë respekti karshi tyre.
E ke menduar këtë?
Premtoj që në momentin që do kem diçka konkrete për të treguar, do ua them patjetër. U bë kohë që unë s’kam pranuar të jap intervistë, sepse gazetat çfarë nuk kanë shkruar. Unë vetë s’kam dalë kurrë të them që jam i fejuar, i lidhur... Mund të kem qenë i lidhur por s’e kam deklaruar dhe për aq kohë sa kjo nuk ndodh do doja që fansat e mi të mos ndikohen nga gazetat. Mund të ndodhi që të jem në shoqërinë e një kushërire apo shoqeje e gazetat shkruajnë që jam fejuar.
Në të vërtetë, ti je i fejuar?
Jo. Nuk jam i fejuar.
Të kanë shqetësuar shkrimet e gazetave?
Mua gazetat nuk më shqetësojnë aspak. Le të shkruajnë çfarë të duan. Madje i falenderoj shumë, sepse sa më shumë ata shkruajnë keq, aq më tepër më shtohen koncertet, rritet numri i fansave, shtohet kurioziteti i publikut ndaj meje... Në momentin që nuk do shkruajnë më për mua atëherë do më vijë keq (qesh). Në media emrit tënd shpesh i bashkëngjitet edhe emri i këngëtarit Sinan Hoxha, i cili prej kohësh është bashkëpunëtor yt. Si po shkon marrëdhënia me të? Jeni përfolur për ndarje. Si është e vërteta?
Pothuajse asgjë nga ato që janë shkruar nuk është e vërtetë. U bë kohë që njerëzit flasin e shkruajnë për mua e Sinanin. Ne kemi pasur tre bashkëpunime të fuqishme: “Adrenalina”, “Biondina” dhe “Kuq e Zi”. Nuk ka arsye që unë me Sinanin të mos kemi marrëdhënie të mira, aq më tepër që jemi edhe shumë miq. Gazetarët janë kapur me gjëra të vogla si p.sh më kanë parë mua ose Sinanin vetëm në koncert dhe kanë shkruar që kemi konflikt. Midis nesh nuk ka asgjë që s’shkon. Nuk është e thënë që ne duhet patjetër të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, sepse ka momente që edhe publiku do të na shohë vetëm. Pastaj ka edhe plot artistë të tjerë me të cilët mund të bashkëpunojmë si unë, dhe Sinani. Kështu funksionon ky profesion.
Do ketë bashkëpunime të tjera midis jush?
Sigurisht që në të ardhmen do ketë bashkëpunime të tjera. Për momentin nuk kemi ndonjë plan konkret dhe nuk kemi diskutuar për një bashkëpunim të ri.
Si po ndihesh në “Dancing With The Stars”?
Po ndihem vërtet shumë mirë. Është diçka e re por e bukur. Pranova që të jem pjesë e “Dancing” vetëm që t’i jap mundësinë publikut të më shohë të bëj diçka ndryshe dhe po mundohem shumë që të dal sa më mirë e të mos zhgënjej ata që kanë besim tek unë. Këtë nuk do të mund ta arrija dot pa ndihmën e madhe që po më jep Rovena, balerina profesioniste që punon pa u lodhur me mua. Përfitoj nga rasti ta falenderoj.
Si mendon që do shkojë? E shikon veten në finale? U frikësove se mos eliminoheshe?
Normalisht ai moment më emocionoi, po për mua e rëndësishme është të kënaqem e të dal sa më mirë. Pastaj, nëse shkoj deri në finale është akoma më mirë. Kryesorja është që njerëzit që më duan të kënaqen nga puna ime.
(ma.ar/bluetooth/BalkanWeb)