Imzot Rrok Mirdita uron pashkët për të krishterët

Në vigjilje të kësaj feste, kreu i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Rrok Mirdita ka uruar të gjithë besimtarët, duke uruar shpresë për të gjithë besimtarët dhe ngushëllim për të gjithë ata që vuajnë.
“Pashkët nuk janë një ngjarje që i përkasin vetëm krishterimit, por një zbulim hyjnor që prek mbarë njerëzimin në thelbin e tij dhe hedh dritë mbi misterin e vdekjes. Kjo dritë është drita e dashurisë që shpëton. Për dashurinë e njerëzve Zoti është bërë njeri, për dashurinë dhe besnikërinë ndaj nesh ka vdekur në kryq. Pikërisht kjo dashuri besnike e ka mundur vdekjen me ringjalljen e Krishtit. Kush e ka kërkuar të ringjallurin ka njohur dashurinë që shpëton dhe ka themeluar jetën e vet mbi besimin në këtë dashuri”, tha Imzot Rrok Mirdita. Sipas tij, “duke kumtuar lajmin e mirë të ringjalljes së Krishtit, kisha i tregon njerëzimit se pushteti i vetëm që mund ta çlirojë është pushteti i dashurisë dhe rruga e dashurisë, që kalon përmes kryqit të vetëmohimit”.
Besimtarët katolikë i ka uruar sot edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili i ka dërguar një mesazh Ipeshkvit të Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës, dhe njëkohësisht Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirditës, shpreh urimet më të mira për të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë me rastin e Festës së Pashkëve.
“Dita e Pashkëve është ditë e shenjtë e ringjalljes së Krishtit, ditë e ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe e ripërtëritjes së besimit tek Zoti! Nëpërmjet kësaj simbolike të mrekullueshme fetare të ringjalljes së jetës, në këtë vit shumë të rëndësishëm për Shqipërinë e për gjithë shqiptarët të festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, përfitoj nga rasti të uroj më shumë fat dhe begati për popullin shqiptar! Le të shërbejë kjo ditë për të reflektuar e përmirësuar vetveten, por dhe për të evidentuar më shumë vlerat e mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore të shqiptarëve!”, shkruan Topi. /S.Ll/Start/
2012-04-07 16:01