Intervista e Presidentit Topi dhene per BBC-ne ne seksionin shqip.

4 nentor 2010
Londer
BBC Seladin Xhezairi Keto dite Presidenti shqiptar Bamir Topi ishte mysafir i Unionit te Oksfordit qe konsiderohet si nje nga shoqatat me prestigjioze ne bote ne fushen e debatit. Shoqata e krijuar ne vitin e larget 1823 e ka ngritur reputacionin per shkak te personaliteteve te shquara boterore ligjeratat dhe debatet e te cileve shpeshhere kane jehone edhe pertej mjediseve akademike te Oksfordit. Ne mjediset e Unionit jane paraqitur nder vite edhe Nene Tereza Dalai Lama Jaser Arafati Ricard Niksoni Xhimi Karteri e personalitete te tjera te shquara boterore. Dhe sic e kemi paralajmeruar mysafir i yni dhe bashkebiseduesi juaj ne kete zigzag paksa te pazakonshem te regjistruar ne Londer me 4 nentor 2010 eshte Presidenti i Shqiperise zoti Bamir Topi. Une intervistova Presidentin shqiptar dhe fillimisht e pyeta ate se cili ishte vleresimi i tij per kete vizite me karakter pune gjate se ciles takoi edhe Kryeministrin britanik Dejvid Kameron. Ti degjojme pergjigjet e tij
Presidenti Topi Une mund tju them qe kane qene dy dite intensive pune. Jam takuar se pari me perfaqesues te Dhomes se Komuneve me parlamentare te nderuar qe bejne pjese ne grupin gjitheperfshires per Shqiperine dhe per rajonin. Kane qene takime ku jane analizuar ne menyre shume specifike te gjitha marredheniet qe ekzistojne midis Mbreterise se Bashkuar dhe Shqiperise. I kam falenderuar per te gjithe ate kontribut qe ato kane dhene gjate viteve te demokracise ne menyre te vecante per mbeshtetjen qe i kane dhene ata futjes se Shqiperise ne NATO dhe tani per ate mbeshtetje qe po jepet drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Me pas kam takuar Kryeministrin Dejvid Kameron me te cilin ndava disa biseda mjaft te rendesishme per sa i takon bashkepunimit kryesisht ne fushen e sigurise diskutuam per situaten ne Afganistan per nevojen e bashkepunimit sa me te ngushte te trupave tane me trupat e aleateve per te rritur dhe profesionalizmin dhe sigurine e trupave. Patjeter kemi folur dhe per ceshtje te sherbimit inteligjent per ta perafruar ate totalisht ne parametrat dhe standardet e partnereve tane duke qene se Shqiperia tashme eshte nje vend i NATO-s ku ka patjeter dhe detyrime qe Sherbimi Informativ te rregullohet ne menyre te tille qe te jete plotesisht ne standardet e vendeve te NATO-s. Kemi diskutuar per bashkepunimin ekonomik midis dy vendeve tona. I kam paraqitur zotit Kryeminister edhe njehere te gjitha ato prioritete qe ka Shqiperia. E kam konsideruar Shqiperine si nje histori suksesi dhe me mundesi te jashtezakonshme per te investuar duke ofruar edhe mundesine per investime te metejshme nga investitoret angleze. Me pas kemi biseduar me Ministrin me Sekretarin e Shtetit per Evropen Lidington me te cilin ndame vertet shume momente te politikes se jashtme te Shqiperise te rolit moderator qe Shqiperia po luan ne rajonin ballkanik kemi diskutuar per Kosoven kemi diskutuar per nevojen qe Kosova ka per tu njohur nga vende te tjera per te rritur gjeografine e njohjes. Kemi diskutuar per situaten politike dhe se fundmi mund tju them qe kam pasur nje takim me Kryetaren e Dhomes se Lordeve me Baroneshen e cila disa jave me pare vizitoi Shqiperine. Takimi ka qene shume i perzemert. Pra ne te gjitha takimet mund te them qe kemi ndare te njejtin opinion qe marredheniet midis Shqiperise dhe Britanise se Madhe jane marredhenie te konsoliduara jane marredhenie qe patjeter do te vazhdojne te intensifikohen ne te gjitha fushat. Dje une kam pasur gjithashtu nje takim me studentet e Unionit te Universitetit te Oksfordit kam pasur nje leksion relativisht te gjate. Pastaj gjithcka ka kaluar ne interesin e studenteve per te realizuar pyetje gjithcka shume te interesuar per Shqiperine per rajonin dhe besoj qe ka qene nje komunikim shume i natyrshem duke me kthyer edhe nostalgjine e viteve te universitetit.
BBC Dhe kur eshte fjala per realitetin ne Shqiperi per te cilin keni folur edhe perpara Unionit te Oksfordit zoti President interes strategjik i vendit - kete e keni konfirmuar dhe ju - eshte integrimi ne Bashkimin Evropian. Se shpejti pritet te jepet perfundimisht dhe zyrtarisht drita jeshile qe shqiptaret te udhetojne ne zonen Shengen pa viza. Nderkohe pritet progres-raporti per perparimin e Shqiperise drejt BE-se. Realiteti ne Tirane zoti President - kete e dini me se miri ju - duket se shtron shume pikepyetje pikerisht per sa i perket klimes politike ne radhe te pare mes mazhorances dhe opozites. Si e shikoni kete
Presidenti Topi Natyrisht para se te dalim tek problemet duhet te evidentojme suksesin. Fakti qe shqiptaret do te levizin pa viza pra pas vendimit te Parlamentit Evropian dhe pas atij vendimi qe te marrin Ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian konfirmon patjeter nje linje suksesi te institucioneve shqiptare. Patjeter pastaj nje sfide shume e rendesishme para institucioneve para shqiptareve eshte marrja e statusit te vendit kandidat. Gjithsesi mund tju them qe suksesi i liberalizimit te vizave dhe shansi per te marre statusin e vendit kandidat na lejon qe te shohim edhe ne perspektiven e funksionimit sa me te mire te institucioneve. Pyetja juaj kishte te bente me disa momente te moskoordinimit te faktorit politik per disa debate qe juve besoj i keni ndjekur me interes debate te cilat shfaqen ne jeten politike te Shqiperise per probleme nga me te ndryshmet. Mund tju them qe ne parim ne nje vend demokratik patjeter ekzistojne debatet. Debatet behen per gjithcka. Behen debate sigurisht te strukturuara. Aty ka nje element i cili ndoshta na ben te ndjehemi keq qe vertete kur vjen problemi per te bashkepunuar ose kur ne perfundim te debatit kerkohet qe te dilet me nje produkt dhe produkti eshte mirekuptimi per ligje te caktuara ne ate nuk e shikojme. Dhe patjeter kjo na shqeteson. Kjo eshte arsyeja qe kohe pas kohe une kam dhene apele te drejtperdrejta per klasen politike. Presidenti eshte brenda kufijve kontureve te Kushtetutes por gjithcka qe ndodh ne Parlament eshte ne vullnetin e plote te forcave politike per te bashkepunuar dhe per te zgjidhur problemet.
BBC Kur eshte fjala per zgjidhjen e problemeve krijohet pershtypja se nje tryeze nen kujdestarine tuaj me dy aktoret kryesore lideret e dy partive kryesore ne Tirane deshtoi. Ju i quani momente te veshtira por krijohet pershtypja se per cdo sherr te vogel politikanet ne Tirane syte i kthejne nga Brukseli nga Uashingtoni apo nuk hezitojne te hane darka ne Strasburg dhe efekti del shterp.
Presidenti Topi Une nuk i konsideroj takimet institucionale si nje mundesi per te deklaruar deshtimin kurrsesi. Nuk eshte rasti i vetem kur une kam organizuar tryeze ne takimin midis perfaqesuesve kryesore te mazhorances dhe te opozites. Ka pasur edhe nje takim tjeter ku palet kane pasur mundesi te diskutojne dhe te gjejne se paku ne ate takim momente te perbashketa qe kane te bejne me funksionimin e pushtetit ekzekutiv dhe te pushtetit vendor. Per sa i perket ceshtjes se debatit politik te radhes patjeter qe eshte organizuar nje tryeze ne Presidence dhe me vone kemi pasur nje takim me pjesemarrjen e perfaqesuesve te delegacionit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes. Pra problemi I ka kaluar kufijte e Shqiperise ka pasur nje interes nga strukturat ku ben pjese Shqiperia dhe ku monitorohet dhe fakti qe nuk ka pasur nje rezultat konkret tregon qe ende ka nje impas ne kete lloj marredhenieje por kurrsesi nuk do ta konsideroja nje deshtim sepse ta konsiderosh te deshtuar do te thote qe te kesh mbyllur te gjitha shtigjet e komunikimit. Besoj qe eshte nje proces dhe mbetem optimist qe keto probleme do te gjejne zgjidhje patjeter.
BBC Le te kalojme tek zhvillimet ne rajon zoti President. Thate se me bashkebiseduesit tuaj britanike keni biseduar edhe per Kosoven. Kosova me 12 dhjetor do te mbaje zgjedhjet e jashtezakonshme. I keni pritur si te jashtezakonshme keto ngjarjet e fundit ne Prishtine
Presidenti Topi Natyrisht i kam ndjekur me shume vemendje ngjarjet ne Kosove. Ajo qe une mund te them natyrisht eshte deshira qe nuk mbetet vetem si deshire e imja por e te gjithe shqiptareve qe problemet institucionale qe jane krijuar ne Kosove te zgjidhen ne menyren me te mire te mundshme ne menyren me demokratike sepse eshte ceshtje e funksionalitetit te institucioneve te Kosoves por eshte ceshtje edhe e imazhit te Kosoves. Une kurrsesi nuk mund te futem per te bere analiza specifike per situaten e brendshme ne Kosove sepse i takon vete faktoreve politike te Kosoves i takon institucioneve te Kosoves qe te sillen ne menyren e duhur dhe une kam besim te plote qe klasa politike e Kosoves e ka maturine e duhur per te diskutuar dhe per ti zgjidhur problemet.
BBC Zoti President krijohet pershtypja se pas vizites se Sekretares Amerikane te Shtetit Hilari Klinton ne Beograd dhe ne Prishtine eshte verejtur nje ctensionim ne retoriken e politikaneve kosovare dhe atyre serbe per sa i perket mundesise se bisedimeve sikunder thuhet per ceshtje teknike. Mendoni se do te shkohet perpara do te vije koha e normalizimit te marredhenieve dypaleshe
Presidenti Topi Ne shpresojme qe Serbia dhe faktori politik dhe institucional ne Serbi te ndergjegjesohet dhe te zbrese ne realitetin konkret cka do te thote qe ende Serbia nuk eshte ambientuar me ate evolucion te jashtezakonshem qe kane bere institucionet e Kosoves se pari duke shpallur pavaresine se dyti duke marre te drejten si nje vendim legjitim nga opinioni i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise gjithashtu edhe nga nje vendim i Organizates se Kombeve te Bashkuara duke aprovuar nje Rezolute e cila u sponsorizua nga vendet e Bashkimit Evropian qe do te thote Kosova ka nje realitet jo vetem te ri por te konsoliduar. Por kjo nuk do te thote qe vendet ne rajon te mos bisedojne dhe ne do ti inkurajonim bisedat midis institucioneve te Kosoves dhe institucioneve te Serbise por sigurisht nga kushtet nga pozicionet e dy vendeve sovrane ku asgje nuk mund te vihet me ne dyshim per legjitimitetin e institucioneve te Kosoves. Ne deshirojme qe te zhvillohet dialogu politik ne te gjitha vendet e rajonit sepse te gjitha vendet e rajonit besoj te ardhmen e kane ne familjen euroatlantike.
BBC Zoti President ishte njoftuar me pare se homologu juaj serb Boris Tadic se shpejti do te vizitonte Tiranen. U permend si date e mundshme ne mos gabohem muaji tetor dhe ende nuk ka ndodhur. Ka ndonje pengese ka ndonje zhvillim ne kete rrafsh
Presidenti Topi Eshte njoftuar. E kemi degjuar nepermjet mediave por ende nuk ka nje ftese per Presidentin Tadic per te vizituar Shqiperine. Dhe duke marre ne konsiderate qe kjo ftese do te behet nga Presidenti i Shqiperise ne nje rast eventual perderisa une e konfirmoj qe nuk ka ftese domethene cdo gje tjeter qe hamendesohet mbetet ne nje terren jo real. Kjo nuk do te thote qe ne nje te ardhme pikerisht ne linjen e bashkepunimit midis vendeve te rajonit duke marre ne konsiderate qe disa ceshtje patjeter jane ceshtje per te cilat ne asnjehere nuk do te biem dakord. Une jam i bindur qe per Kosoven ne dhe Serbia nuk do te biem dakord. Ata kane nje pozicion te qarte. Ne sigurisht jemi shume te qarte ne kete pozicion por kjo nuk do te thote qe ne nuk do te bisedojme per tema te tjera te rritjes se dialogut politik te rritjes se shkembimeve ekonomike te permiresimit te nje klime te investimeve por per te biseduar edhe per kushtet ne te cilat jetojne shqiptaret ne Serbi.
BBC Ne kete rast kur eshte fjala per bashkepunimin rajonal cili eshte fati i nje takimi rajonal ne Tirane mes jush dhe homologeve tuaj te rajonit Do te zhvillohet ne nentor
Presidenti Topi Une e di qe po punohet nga stafet per kete. Nuk eshte nje takim qe organizohet nga Presidenti shqiptar. Perkundrazi eshte nje takim qe eshte kthyer ne nje lloj rituali qe ben ciklin e vet ne te gjitha vendet e Ballkanit. Po punohet dhe ende jemi ne fazen e marrjes se konfirmimeve per te realizuar takimin. Nuk eshte e thene eshte paralajmeruar ndoshta per nga fundi i nentorit por nuk mund te them qe eshte caktuar nje date. Ne momentet kur te gjithe presidentet do te jene gati dhe te liruar nga axhendat e tyre per te marre pjese ne nje takim te mundshem atehere do te njoftohet ekzaktesisht data e organizimit te ketij takimi te radhes qe mendohet te behet ne Tirane.
BBC Zoti President thoni se shqiptaret dhe serbet kurre nuk do te pajtohen per gjithcka. A ekziston mundesia qe ju si ndermjetes te organizoni nje takim mes Presidentit serb dhe homologut te tij kosovar Eshte heret
Presidenti Topi Te jemi korrekt ne artikulimin e pergjigjes qe une sapo dhashe. Ne termat e references te bisedimeve qe eventualisht ne do te kemi me serbet me perfaqesuesit e institucioneve te Serbise per disa gjera eshte e pamundur per aq sa shikohet qe ne te biem dakord. Per shembull per ceshtjen e Kosoves qendrimet tona jane diametralisht te kunderta. Por ne termat e bisedimeve mund te kete mjaft gjera te tjera per te cilat ne mund te diskutojme per forcimin e marredhenieve te karakterit ekonomik per rritjen e klimes se investimeve per marredheniet kulturore per lehtesimin e marredhenies se komunikimit te njerezve ne rajon per politikat te cilat jane sinergjiste qofte per ne qofte per Serbine per te shkuar ne Bashkimin Evropian pra ne kete sens une do te thoja qe ekziston i gjithe predispozicioni qe une te ftoj edhe per takime te mundshme qe mund te realizoj nje ulje ne tavoline edhe te atyre Presidenteve qe deri me sot nuk jane ulur. Megjithate le tia leme kohes sepse cdo gje do te vije me kohe. Asgje nuk vjen ne menyre te menjehershme edhe politika evoluon edhe pozicionet evoluojne por nje gje une mund te konstatoj sot qe Kosova pas dy vitesh e gjysme pavaresie ka konsoliduar ndjeshem pozicionin e saj dhe ne cdo bisede te mundshme Kosova do te diskutoje me vendet e tjera si nje vend i lire sovran demokratik i pavarur.
BBC Zoti President ne kete interviste kete bashkebisedim me ju e patem paralajmeruar per programin tone Zigzag. Ne mungese te kohes ne nje fare menyre le tju pergjigjemi po mundohem ti perifrazoj pyetjet disa nga pyetjet kryesore te lexuesve tane te faqes sone te internetit bbc.albanian.com ku e kemi paralajmeruar pjesemarrjen tuaj ne kete emision. Nje grup pyetjesh te degjuesve tane shprehin interesimin per te degjuar mendimin e Presidentit per ate qe mund te emertohet si identitet dhe bashkim kombetar. Aty-ketu edhe ne Tirane edhe ne Prishtine edhe ne Shkup edhe ne Luginen e Presheves degjohen zera te tille.
Presidenti Topi Une mendoj qe vitet e fundit ka pasur mundesi te medha te komunikimit midis njerezve ne rajon ne menyre te vecante midis shqiptareve ne rajon. Kjo eshte bere e mundur edhe ne saje te aksesit per levizje te njerezve por eshte bere e mundur dhe nepermjet ndertimit te infrastruktures. Une do te thoja qe edhe media ka bere punen e vet. Sot emisionet televizive te stacioneve te vendeve tona shikohen me lehtesi nepermjet valeve satelitore keshtu qe ne nje fare menyre mund te them qe vjen dhe rritet mundesia per tu sintonizuar elementet me te qenesishem qe ka nje komb gjuha kultura historia. Por per sa i perket atij elementi qe juve e cituat qe ka te beje me bashkimin une mund tju them qe e ardhmja e vendeve tona si vende sovrane te lira patjeter qe eshte ne familjen euroatlantike qe do te thote ne te gjithe do te bashkohemi ne Bruksel.
BBC Nje grup pyetjesh te tjera lidhen me vleresimin qe do te deshironin degjuesit tane ta degjojne per marredheniet shqiptaro-greke. Nga nje lexues i yni i krijohet pershtypja se politika shqiptare eshte inferiore ndaj asaj greke permenden disa le ti quajme incidente te koheve te fundit.
Presidenti Topi Mund tju them ne menyre kategorike jo. Kurrsesi politika e Shqiperise institucionet e Shqiperise nuk mund te jene inferiore. Perkundrazi Shqiperia dhe Greqia prej vitesh kane konsoliduar marredheniet e tyre te fqinjesise se mire dhe besoj qe kjo konstatohet ne rritjen e dialogut politik ne shkembimet ekonomike dhe sigurisht per ceshtje te caktuara nuk duhet te ngaterrojme politiken institucionale zyrtare te shteteve te cilat ne rastet e incidenteve te ndryshme kane reaguar ne menyre shume korrekte me qendrime apo veprime te individeve te caktuar apo te qarqeve te caktuara ekstremiste. Nga kjo pikepamje une mund te them qe asgje ne marredheniet midis dy vendeve nuk shkon ne sensin negativ. Perkundrazi ato forcohen marredheniet jane korrekte do te jene korrekte sepse jane dy vende te cilat jane dy vende te NATO-s. Nga ana tjeter jane dy vende qe njeri eshte vend i Bashkimit Evropian dhe tjetri e kam fjalen per Shqiperine do te jete shume shpejt vend i Bashkimit Evropian. Ndersa per sa i perket disa incidenteve patjeter qe ka pasur dhe reagime te institucioneve si per gjerat qe kane ndodhur ne Greqi me rastin e ushtareve greke ashtu edhe per gjera qe kane ndodhur ne Shqiperi sikurse ishte rasti i fundit i varrezave te Boboshtices. Une kam pasur nje prononcim nepermjet nje interviste televizive ku kam shprehur qarte qe gjerat duhet te jene shume korrekte cdo gje duhet te funksionoje mbi parametrat e shtetit ligjor asgje nuk mund te behet ne menyre abuzive sepse te gjitha veprimet abuzive patjeter sjellin edhe incidente te panevojshme.
BBC Cili eshte ne fakt mendimi juaj edhe per incidentin tragjik ku nje minoritar grek humbi jeten Edhe kjo e ploteson mozaikun e marredhenieve shqiptare greke apo
Presidenti Topi Perderisa ky eshte nje moment me te cilin po merret drejtesia per definicion e kemi thene qe aty ku drejtesia eshte ne operim cdo ze cdo institucion tjeter patjeter qe duhet te prese verdiktin e drejtesise.
BBC Degjuesit tane interesohen te dine edhe vleresimin e Presidentit shqiptar per marredheniet me Maqedonine dhe keto kohet e fundit nuk di sa jeni ne dijeni eshte zhvilluar dhe po zhvillohet nje debat lidhur me hapjet le ti quajme dosjeve dhe shqiptaret jane ne rolin kryesor ketu shqiptaret e Maqedonise.
Presidenti Topi Une mund te them qe marredheniet me Maqedonine jane marredhenie mjaft te konsoliduara fale ketu edhe rolit te jashtezakonshem te faktorit politik shqiptar ne Maqedoni dhe gjithcka po zhvillohet ne rruge shume normale. Une edhe kur kam qene per vizite zyrtare ne Maqedoni nga foltorja e Parlamentit te Republikes se Maqedonise jam shprehur qe maqedonasit dhe shqiptaret duhet te ndertojne harmonine e tyre duke iu referuar ne menyre shume rigoroze Marreveshjes se Ohrit te vitit 2001 e cila percakton te gjithe kuadrin e marredhenieve institucionale dhe shoqerore ne Maqedoni. Per sa i perket asaj qe ju pyesni per ligjin mjaft te debatuar te dosjeve une e konsideroj si nje problem te brendshem te institucioneve dhe te shoqerise se Maqedonise dhe preferoj qe per gjera qe konsiderohen te brendshme te mos nderhyj nga jashte.
BBC Degjuesit tane interesohen per qendrimet e Presidentit per zhvillimet e brendshme ne Shqiperi per raportet e tij me mazhorancen ta zeme disa dekrete te Presidentit nuk kane marre driten jeshile.
Presidenti Topi Une mendoj qe detyra e Presidentit nga pikepamja kushtetuese eshte qe te zbatoje me rigorozitet te gjitha detyrimet kushtetuese per zgjedhjen e anetareve te Gjykates se Larte dhe Kushtetuese cka do te thote qe me ligj percaktohen te gjitha detyrimet qe duhet te kene kandidatet qe te kene mundesi qe te aplikojne per te kandiduar ne keto dy gjykata te rendesishme. Perderisa institucioni i Presidentit ka qene ne respekt te plote te parametrave te kandidaturave dhe sot keto kandidatura jane ne Parlament i takon Parlamentit qe te mbaje qendrimin per kandidaturat. Pra gjerat ne demokraci jane te ndara. Sipas Kushtetutes se Shqiperise institucionet operojne por kane edhe te drejtat e tyre dhe detyrimet e tyre. Sa kohe keto kandidatura jane ne Parlament patjeter qe i takon vullnetit te deputeteve qe te shprehen po ose jo.
BBC Zoti President perseri duke iu referuar pyetjeve te degjuesve cilat jane raportet e zotit Topi me Partine e tij te deridjeshme Partine Demokratike dhe Partine Socialiste
Presidenti Topi Une mund tju them qe ne kete pozicion qe eshte Presidenti qe eshte nje pozicion i larte institucional natyrisht qe kur behet fjala per marredheniet me subjektet politike keto marredhenie jane thellesisht institucionale qe do te thote qe Presidenti eshte larg cdo lloj emocioni dhe larg cdo lloj arsyetimi mbi background- in e tij politik formimin e tij por ka nje detyrim nje detyrim qe lind nga dokumenti themeltar i shtetit qe ka te beje me Kushtetuten. Pra nese Presidenti zbaton Kushtetuten ne menyre shume rigoroze patjeter qe te gjitha marredheniet percaktohen dhe i konsideron si korrekte. Ne rast se ka gjykime te tjera mbi kete Presidentit nuk i ben asnje lloj pershtypje sepse perderisa eshte ne rregull me pozicionin e tij pastaj diskutimet politike mund te vijne ne menyre edhe subjektive. Ndersa marredheniet njerezore pastaj jane marredhenie me se normale me se korrekte. Une vij nga nje jete politike intensive. Kam shume miq shume kolege dhe mundohem qe te respektoj marredheniet njerezore edhe ne politike.
BBC Nuk e di zoti President a kemi dhe pak kohe ti japim pergjigje te disa pyetjeve. Nje pyetje qe vjen ne mos gaboj nga Armiri nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe interesohet per fatin e nje projekti per ndertimin e nje xhamie ne Tirane per cka thote ai ju keni dhene nje gjysme premtimi qe do te angazhoheni dhe si kunderargument ai thote se konfesione te tjera fetare katoliket ortodokset kane objektet ne kryeqytet.
Presidenti Topi Une para se te vija ne Britanine e Madhe kam marre pjese ne nje simpozium per harmonine fetare ku te gjithe bashkebiseduesit kane shprehur me nje respekt te vecante te gjitha cilesite e vyera te popullit shqiptar dhe te komuniteteve fetare per te qene ne harmoni. Nga ana tjeter disa probleme qe ekzistojne ne komunitetet fetare kane te bejne ndoshta dhe me pronat e tyre dhe ky eshte nje problem i njohur. Une ne cilesine e Presidentit do te inkurajoj ne cdo moment zgjidhjen e problemeve qe konsiderohen ligjore dhe kushtetuese. Per sa i perket asaj deklarate qe une kam dhene ne mos gaboj diten e Bajramit kur pashe edhe nje here shume besimtare qe faleshin ne mes te rruges natyrisht kur sot institucionet ndertohen dhe respektohen ne te gjithe Evropen dhashe nje vleresim me nje shqetesim qe besimtaret te kene kushtet e tyre per tu falur ne institucione per te predikuar ne institucione. Sigurisht qe roli i Presidentit eshte inkurajues eshte motivues por kjo gje varet dhe eshte ne dore te pushtetit ekzekutiv dhe te pushtetit vendor. Une kam pasur rastin qe ta bisedoj dhe ta inkurajoj kete proces dhe besoj qe shume shpejt do te marre rrugen e zgjidhjes.
BBC Zoti President folet per tolerancen fetare dhe ne simpoziumin e para dy diteve. Ndonjeri nga degjuesit tane do tju pyeste perse nuk kemi nje tolerance edhe politike mes politikaneve tane ne rajon
Presidenti Topi Une e konsideroj mjaft te bukur kete pyetje. Me sa duket besimi ne Zot te besuarit ne nje fe te caktuar i imponon njeriut nje raport shume spiritual me Zotin e detyron ate qe te jete vertet ne marredhenie shume harmonike te jete shume i kujdesshem ne veprimet e tij. Me sa duket politika ende eshte larg ketij standardi. Ne rast se ne do te aplikonim edhe ne marredheniet shoqerore edhe ne politike pikerisht ate marredhenie nje marredhenie shume e ngushte qe krijohet me Zotin besoj qe gjerat do te
ishin me te relaksuara.
BBC Dhe pyetja e fundit perseri duke iu referuar degjuesve. Te gjithe presidentet sidomos ne Perendim ne mandatin e pare sapo te hyjne ta zeme Presidenti amerikan ne Shtepine e Bardhe fillon e mendon per te dytin. Pyetja e nje degjuesi tone eshte nese do te kandidoje Presidenti Topi serish ne mandatin e dyte
Presidenti Topi Atehere per kete po jap nje pergjigje disi me te gjate. Nje nga romanet e mi te preferuar ne moshen e gjimnazit ka qene romani Bankieri i autorit te njohur Lesli Uoller i cili ne nje moment duke iu referuar marredhenieve qe krijohen ne kapitalizem sidomos me problemet e kapitalit financiar thoshte perse vuan njeriu ne kapitalizem dhe i referohet dy momenteve. Se pari - thoshte ai -njeriu vuan per nxjerrjen e sekretit sepse konsiderohet i rendesishem sekreti profesionale ne nje biznes ne nje investim dhe e dyta kishte te bente me mungesen e parashikimit. Nisur nga konteksti i pyetjes tuaj dhe duke dashur qe te mos gaboj se pari nuk ka arsye qe une sot te nxjerr ne publik asgje perderisa tani jam ne detyre. E dyta deshiroj qe cdo hap ta bej me shume kujdes sepse ju e dini qe aftesia per te parashikuar eshte mundesia per te pasur sukses. Keshtu qe nga kjo pikepamje une jam ende ne detyre. Nuk deshiroj te bej plane afatgjata. Deshiroj qe te mbyll me nder kete detyre qe eshte karrigia me e larte e shtetit sikurse eshte Presidenti i Republikes.
BBC Dhe zoti President do te veconit pak per degjuesit tane kete pervojen e deritanishme te Presidentit. Eshte heret tju pyes se cili ka qene momenti me i veshtire apo ai me i gezuar ne keto vite kur u bete President
Presidenti Topi Natyrisht njeriu ne jeten e tij qofte familjare qofte shoqerore qofte institucionale ka momente te gezuara por ka dhe momente te cilat nuk konsiderohen te gezuara. Une preferoj te evidentoj vetem momentet qe me japin optimizem dhe aspak momente qe te imponojne qe te biesh ne pesimizem. Une jam natyre shume optimiste dhe ne memorien time kam vetem momente te gezuara. Pastaj indeksi per te vleresuar se cili ka qene gezimi me i madh natyrisht ne jete njeriu gezimet me te medha nuk i ka ne politike gezimet me te medha i ka ne familje.
BBC Falemnderit zoti President
Presidenti Topi Falemnderit dhe ju