E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi pershendet vendimin e BE-se per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare.

8 nentor 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi pershendeti sot vendimin historik te marre gjate mbledhjes se Keshillit per Drejtesine dhe Ceshtjet e Brendshme te BE-se mbi regjimin e udhetimit pa viza per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines.

Te dashur bashkekombas motra e vellezer kudo ku jetoni e punoni

Sot eshte nje dite e madhe per te gjithe shqiptaret brenda e jashte vendit pasi dy dekada pas renies se mureve izoluese te sistemit komunist per shqiptaret ra nje tjeter mur ai i vizave qe i kufizonte ne te drejten e tyre themelore per te levizur lirshem ne familjen evropiane se ciles i perkisnin.

Eshte nje gezim i shumepritur qe duhet ndare si sukses i perbashket nje sukses qytetar i enderruar gjate nga nje prej popujve me te vjeter te kontinentit evropian.

Kjo eshte data e trete me e rendesishme per shqiptaret pas shpalljes se Pavaresise dhe renies se komunizmit. Kjo pasi shqiptaret pavaresisht se gjeografikisht e kane pasur gjithmone identitetin e tyre evropian nder vite sic veren shkrimtari yne i madh Ismail Kadare e kane vuajtur mallin tragjik per Evropen e humbur per shkak te pushtimeve te njepasnjeshme e diktatures komuniste e cila e ktheu ne strategji te veten urrejtjen kunder Evropes por fatmiresisht pa mundur ta crrenjoste kete identitet te shqiptareve identitet qe u shpalos ne dhjetor te 1990 me thirrjet e paharrueshme E duam Shqiperine si gjithe Evropa

Qe atehere qindra e mijera shqiptare kane pasur mundesine te shkelin e provojne Evropen tani kete gje do mund ta bejne lirisht te gjithe e prandaj ky eshte nje moment i gezuar per cdo shqiptar qe kam besimin se do te dije te shfrytezoje hapesirat qe i sjell levizja e lire ne respekt edhe te te gjitha detyrimeve qe ajo mbart.

Te dashur bashkatdhetare

Levizja e lire eshte nje hap jashtezakonisht i rendesishem per vendin tone te cilin e meritojme ta shijojme e gezojme plotesisht e bashkarisht. Por pa harruar se tjera sfida na presin. Ato kerkojne impenjimin maksimal te gjithsecilit te institucioneve ne rradhe te pare e te politikes ne vecanti si projektuese e vullneteve vendimmarrese per procesin ne vazhdim te integrimit te plote te vendit ne Bashkimin Evropian.

Si dikur ne kohen e Rilindjes kur patriotet u bashkuan pa dallim feje e ideje sot me shume se kurre kemi nevoje per harmonine e komunikimit kemi nevoje per dialogun konstruktiv e pergjegjshmerine qytetare ne interes te se ardhmes Evropiane te Kombit tone.

Edhe pse nje vend i vogel jemi te vetedijshem se kemi miq te mire qe na mbeshtesin e na inkurajojne ne rrugen e perpjekjeve tona per integrim e demokratizim. Edhe vendimin e sotem per levizjen e lire duhet ta shohim ne kete kendveshtrim si nje nxitje per te vazhduar me tej e per tu permiresuar jo vetem ne angazhimet e marra me faktoret nderkombetare por edhe ne zbatim te kontrates sociale me qytetaret. Atehere le ta kapim kete moment te arte duke kapercyer cdo ndasi keqkuptim apo interes thjesht politik. Keto jane pengesa gje gjenden brenda nesh e qe na frenojne te perparojme me tej drejt Evropes.

Kur kemi kerkuar te jemi pjese e Bashkimit Evropian kemi pranuar te respektojme e te ndajme edhe filozofine e ketij Unioni principet e lirise demokracise respektit per te drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Bashkepunimi konstruktiv duhet te jete filozofia udheheqese ne aspiraten tone duke asimiluar plotesisht principet qe bashkojne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Kjo pasi demokracia qe po perpiqemi te ndertojme e te konsolidojme ne keto dy dekada nenkupton mes te tjerash respekt per tjetrin dhe shnderrimin e diversitetit ideor ne element dialogu e tolerance per qellimin madhor te perbashket integrimin e plote ne Bashkimin Evropian.

Pikerisht kete filozofi une do vazhdoj ta mbeshtes duke nxitur sic kam vepruar besoj edhe deri tani te gjithe bashkepunimin nderinstitucional ne respekt te Kushtetutes se Shqiperise legjislacionit shqiptar dhe angazhimeve nderkombetare duke promovuar lirine e tolerancen qytetare shtetin e se drejtes dhe standardet demokratike per vendin tone si bazat per nje te ardhme te sigurt edhe per brezat qe do vijne.

Edhe njehere gezuar kete dite te shenuar e cila vjen si rreze shprese per nje te ardhme me te mire per cdo qytetar shqiptar

Ju faleminderit

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›