E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervista e Shinasi Ramës:Ju drejtojnë kriminelët

TIRANE- Shinasi Rama, protagonist në Lëvizjen “Dhjetor ‘90” bëri fajtore parinë e vendit për gjendjen ku ndodhet populli shqiptar. Në një intervistë ekskluzive për “Shqiptarja.com”, duke folur për librin e tij të fundit “Përrallat e tranzicionit shqiptar”, profesor Rama akuzoi  politikën e këtyre dy dekadave si kriminale dhe skllavëruese për popullin.

"Sot Shqipëria është një vend ku shteti është i kapur, sistemi politik është oligarkik, paria është kleptokratike, ekonomia është e monopolizuar, shoqëria është e kriminalizuar, vlerat dhe morali janë në nivelet më të ulëta të mundshme, krimi, vrasjet dhe trafikimi përdoren si shembuj për të ilustruar vendet e tjera të botës"-perifrazon Shinasi Rama në intervistën e botuar sot në gazetën "Shqiptarja.com". Ju  mund të lexoni dhe çfarë thotë profesori në universitetin e New York-ut për Sali Berishën, Edi Ramën e Bamir Topin. 
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›