E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padia, AK: PD, gjykim nacionalizmit shqiptar

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar pas kërkesës për kallëzim penal të Kuvendit, në bazë të raportit të Komisionit Hetimor të maxhorancës ndaj kreut të saj Kreshnik Spahiu.

Në një reagim për mediat, AK ka akuzuar qeverinë se ka përmbushur porositë e Athinës dhe me këtë kërkesë për kallëzim penal po gjykon nacionalizmin shqiptar.

Maxhoranca ka akuzuar Spahiun për një sërë shkeljesh e devijim të detyrës gjatë kohës që ishte numri dy i KLD-së. Përkundër kësaj, AK deklaron se është qeveria ajo që duhet të hetohet për shkallën e lartë të korrupsionit. Sipas AK, ajo meriton një hetim popullor si qeveria më e korruptuar në Evropë.

Faqezinjtë kërkojnë procedim penal për kuqezinjtë- thuhet në reagimin e AK.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›