E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdorimi i celularit mund të dëmtojë fetusin

Foto arkiv

Celulari mund të  dëmtojë fëmijën në barkun e nënës.

Një studim i Universitetit të Yale ka dalë në përfundimin se ekspozimi i fetusit ndaj rrezeve  të telefonit celular mund të ndikojë në zhvillimin dhe funksionet neurologjike të tij.

Testet janë kryer mbi minjtë dhe rezultatet përfundimtare janë publikuar në revistën shkencore Scientific Reports.

Studiuesit paralajmërojnë se për të vërtetuar përfundimisht të njëjtat efekte edhe mbi njerëzit janë të nevojshme analiza të mëtejshme, por ndërkohë këshillojnë përdorimin e kufjeve si një alternativë më pak e dëmshme. / Gazmira Ndoja

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›