E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervista e pazakontë e Uidhersit

Preç Zogaj

Nga Shtetet e Bashkuara  të Amerikës ka ardhur një  intervistë e pazakonshme  e ish ambasadorit amerikan në Tiranë,  Xhon Uidhers. Në portretizimin me të freskët  që ky diplomat karriere i ka bërë vendit  ku ka shërbyer disa vite, Shqipëria  ka marrë pak nga e  keqja e Rusisë  ku zgjedhjet nuk janë në standartet ndërkombëtare,  pak nga  e  keqja e Hungarisë  e cila po merr masa shtypëse ndaj medias  dhe  pak nga e keqja e Ukrainës  që përdor gjykatat për të sulmuar udhëheqës të opozitës apo për të mbrojtur aleatë politikë dhe miq. Tri të këqija në një. Trefytyrësi në një fytyrë: në atë të vendit tonë. Ndërkaq  duket qartë se fjalia  për gjykatat që mbrojnë miq dhe aleatë, më shumë se Ukrahinës, i referohet vetë Shqipërisë, konkretisht vendimit më të fundit  që nxorri të hënën Gjykata e Lartë.

Lexojmë intervistën  e Uidhers dhe nuk mund të mos mendojmë me dëshpërim se në analogji me  importimin e plehrave të botës, Shqipëria po importon edhe  sëmundjet  e  autarkive të reja të Europës ish komuniste. Kjo është shumë e rendë  për një vend  të vogël me popullsi të  vogël që nuk ka asnjë pasuri tjetër të çmuar veç demokracisë për  të qenë një vend i pranueshëm për tu jetuar.  E keqja e shtuar  në këtë histori është se me klasën politike  mediokre dhe të ligë  që ka, Shqipëria jo vetëm i merr viruset e autarkive  nga janë e nga sjanë, por edhe i çon në ekstrem gjatë zbatimit në terrenin shqiptar. Shqipëria shquhet  për ta bërë shumë-shumë keq atë që është e keqe. Shqipëria ka edhe veçorinë tjetër se reflekton më vonë , ndalon më vonë, heq dorë më von렠 dhe kthen mbrapsht më vonë  se vendet e tjera nga  rruga e gabuar.  Me klasën e  saj politike  mediokre dhe të ligë, ajo ka patur e ka fatin e keq   të qëndrojë më gjatë  se çdo vend  tjetër europian në rrugë të gabuar. Për të qenë të sinqertë, do të duhej ta korigjonim paksa  ambasadorin Uidhers. Shqipëria nuk ia ka marrë, por i ka  të vetat sëmundjet  e përmendura prej tij.  Shqipëria  i ka prishur zgjedhjet  para Rusisë dhe shtypin kritik opozitar e ka dhunuar para Hungarisë  dhe gjykatat i ka venë në dispozicion të politikës para Ukrahinës, herë për të dënuar kundërshtarë politikë  dhe herë për të mbrojtur miq dhe aleatë.  Por Shqipëria nuk ka rënë shumë në sy për shkak të vogëlsisë.  Uidhers  ka qenë ambasador n렠 Tiranë. Ai e di mirë  se vendi ynë i ka kronike dhe me tepri  sëmundjet që përmend.  Kjo e tij është një menyrë  më e besueshme dhe më mobilizuese të treguari. Prishja e zgjedhjeve në Shqipëri kuptohet  më mirë kur prishen edhe në Rusi. Po ashtu, degradimi i gjyakatave   shqiptare kuptohet dhe  godet më shumë si fakt kur degradojnë ato të  një vendi të madh si Ukrahina.

Nga intervista  e amabsadorit Uidhers të  bën  përshtypje të veçantë  fakti që ai mbetet mjaft  i informuar për  zhvillimet shqiptare. Ai  ka ruajtur  një lidhje shpirtërore me Shqipërinë, në atë shkallë sa të ndjejë keqardhje dhe pendim për çfarë nuk ka mundur të bëjë ashtu siç ka shpresuar.  Çfarë është akoma më  interesante, ai vazhdon të  mendojë dhe  reflektojë  rreth ngjarjeve në Tiranë si të ishte një diplomat aktiv.  Së fundi, është domethënës  fakti që ai i ka publikuar qëndrimet e tij në një media të madhe publike  që  shërben politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara  të Amerikës, siç është Zëri i Amerikës. Me sa duket nuk është  ish ambasadori që ka kërkuar ndihmën e  radios, por është është radioja ajo që ka kërkuar  reagimin e ish- ambasadorit. Kjo do të thotë se  zoti  Uidhers  vazhdon të konsultohet , të dëgjohet  dhe të impenjohet sipas nevojave  nga institucionet e vendit të tij, ashtu siç ndodh zakonisht  me diplomatët në rezervë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Në këtë impenjim  gjejmë edhe konfirmimin e qëndrimeve kritike që ai ka mbajtur e vazhdon  të mbajë  ndaj deformimeve dhe ngjarjeve antidemokratike në  Shqipëri. Veçse tani nuk ka nevojë të flasë me kabllograme si  bënte  deri dje në  veshjen e  ambasadorit, por të shprehet hapur para mikrofonit  në një media publike.

Atyre  që mund të mendojnë se Uidhers tani është thjesht në pension dhe i ka mbetur ora  te qëndrimet  kritike ndaj qeverisë Berisha, u këshillojmë  të thellohen në statusin e  diplomatëve në rezervë të SHBA-së dhe  mandej edhe në linjën që  ndjek radioja Zëri i Amerikës.  Intervista e zotit Uidhers është  parathënia  dhe sinjali i një  reagimi  të ri amerikan  në mbrojtje të demokracisë  dhe aspiratave  perëndimore  të popullit shqiptar, reagim i  cili, sipas bindjes sime, do të vijë  duke u forcuar. Në princip, por edhe në politikën   korente, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të pajtohen kurrë me  dhunimin e zgjedhjeve , me vrasjen  me armë zjarri të demostruesve  opozitarë, me përhapjen marrëmendëse të korrupsionit, me paturpësinë  që ka zevendësuar parimet  e mirëqeverisjes,  me kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit. Në asnjë vend të botës dhe ca më pak në një vend  mik si Shqipëria e cila i ka parë  dhe i sheh Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dritën e syve nuk ndodh kjo.

Jemi një vend i hapur. Hapja na  dikton detyrime ndaj  miqve, por hapja u dikton edhe miqve detyrime ndaj nesh. Pa oportunizëm. Pa  dorashka. Pa as mish, as peshk. Drejpërsëdrejti.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›