Intervista/Fatos Beja: Reformat e mazhorancës qenë vendimtare për marrjen e ftesës
Zoti Beja, Shqipëria në Samitin e Bukureshtit që po zhvillohet këto ditë thuajse e ka të garantuar marrjen e ftesës. Në këë moment historik për vendin tonë, çfarë kushtesh duhet të plotësojë klasa politike, specifikisht përsa u përket Reformave të mëdha?
Nuk ka dyshim se ngjarja është e jashtëzakonshme, e jashtëzakonshme jo vetëm për politikanët, jo thjeshtë për ne që merremi drejtëpërdrejtë me politikë, por edhe për qytetarin sepse është për vendin, lidhet me sigurinë e tij si sot por edhe në të ardhmen afatgjatë. Lidhet me garancinë për invstitorët e huaj që vijnë në Shqipëri, që do të thotë lidhet me vendet e punës që do të jenë në të ardhmen në Shqipëri. Lidhet me lehtësinë e qarkullimit të shqiptarëve në botë, sepse hyrja në NATO presupozon që Shqipëria të garantojë standartet e aleancës në të gjitha drejtimet. Këtu futen garancia e kufijve, mbrojtja e tyre. Klima e Natos në këtë drejtim duhet të bëjë që Shqipëria të plotësojë detyrimin për të mos pasur trafik. Kjo do të sjellë pastaj lehtësim nga vendet e tjera që të pranojnë shqiptarët të shkojnë në vendet e tyre, brenda një rregullsie të caktuar. Kjo është shumë e rëndësishme për shqiptarët në lidhje me perspektivën e integrimit të Shqipërisë në Evropë, sepse duhet të kuptojmë se NATO nuk është thjesht një organizatë ushtarake. NATO është një organizatë politike në radhë të parë dhe bazat e kësaj organizate janë demokracia e cila është një kusht “sine qua non”. Është një kusht që Shqipëria, dukë qenë pjesë e familjes, duke qenë në “valle”, duhet të hedhë këmbët siç i hedhin të gjithë “valltarët” e tjerë. Kjo do të thotë që të jenë e detyrueshme për të gjithë politikën shqiptare, për të gjitha qeveritë që do të vijnë, çfarëdo ngjyre që do të jenë që t`i realizojnë në praktikë këto standarte, siç është shlyerja e detyrimeve të vendit dhe pa asnjë dyshim realizimi i standarteve do të thotë një shoqëri shqiptare bazuar mbi shtetin e së drejtës, ç`ka do të thotë zbatimi i ligjit mbi ekonominë e tregut ç`ka do të thotë zbatimi i standarteve evropiane dhe më tej, qarkullim i lirë i mallrave dhe i njerëzve heqjen e frenimeve të deritanishme dhe garancinë për një ritëm më të mirë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve si komunitet por dhe të shqiptarëve si individ, për të pasur një klimë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së individit. Ndaj kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për vendin dhe po të kemi parasysh të gjitha këto fusha kjo do të thotë që politika shqiptare është e detyruar që të punojë seriozisht në të gjoitha këto fusha për të cilat fola më lart. Pra realizimi i standardeve një për një, pavarësisht nga ambiciet politike të ndryshme që mund të kenë grupe ideoligjikisht të ndryshme. Standardet bazë janë standarte që duhet të mbështeten nga gjithë politika shqiptare, nga të gjithë politikanët shqiptarë, pavarësisht bindjeve që mund të kenë me njëri-tjetrin. Duke thënë këtë, kuptohet që qysh të nesërmen e marrjes së ftesës, ne djemi të detyruar që të realizojmë ato standarte, pa të cilat nuk bëhesh dot anëtar i plotë i NATO-s.
Çfarë duhet bërë konkretisht për përmbushjen e këtyre standardeve?
Sigurisht do të ketë luftë politike në Shqipëri midis grupeve të ndryshme politike. Demokracia presupozon diversitet mendimesh dhe në këtë pikëpajme është e natyrshme që do të ketë interesa të kundërta nga grupet e ndryshme politike, sepse grupe të ndryshme do të duan të marrin qeverinë dhe pushtetin për të realizuar programet e tyre. Dhe kjo vlen dhe për PD-në ashtu edhe për PS-në, kjo vlen edhe për aleatët e tyre. Një diçka normale, pasi ne fund të fundit, kjo është shoqëria demokratike. Kjo do të thotë se do të kemi një luftë politike dhe në javët e ardhshme. Për këtë jam i sigurt se shqiptarët janë të vetëdijshëm. Por nga ana tjetër, do të kemi dhe një bashkëpunim të domosdoshëm, sepse është një bashkëpunim në interes të qytetarëve, një bashkëpunim në interest të militantëve, të gjithë grupeve politike. Dhe ky bashkëpunim kuptohet për atë që unë fola më lart që janë standartet, që d.m.th elementet bazë të funksionimit të një shoqërie. Sa më me lehtësi të realizohet ky bashkëpunim, aq më mirë do të ecë Shqipëria përpara, aq më shpejt do të realizohen standartet dhe ne do të plotësojmë atë boshllëk, i cili ende ekziston. Sa më i vështirë të jetë bashkëpunimi i grupeve politike, për atë që na bashkon si shqiptarë të gjithëve, aq më i vështirë do të jetë procesi i integrimit, sa dhe të gjithë bashkë do ta ndjejmë këtë. Ndaj mendoj që kjo do të varet nga pjekuria, maturia e grupeve politike dhe këtu kam parasysh lidershipët, por jo vetëm lidershipët edhe militantin bazë. Ne duhet të kuptojmë të gjithë që ka gjëra, të cilat si në ç`do vend tjetër demokratik që shqiptarët duhet të jenë bashkë. Nuk është normale që qoftë qytetarë qoftë militantë, qoftë analistë mediatikë apo politikë, nuk duhet as të çuditen as të ngrenë pikëpyetje apo pikëcuditëse pse ulen bashkë pozita dhe opozita. E theksoj, duhet të jemi të tërë të vetëdijshëm që po do të ulemi bashkë për integrimin në Evropë, po do të ulemi bashkë për të qenë në NATO, po do të ulemi bashkë që të jemi në BE, reformat do të ecin më shpejt. Pse? Sepse kjo u intereson qytetarëve, pavarësisht interesave individuale që mund të ketë filani apo fisteku për këto probleme madhore. Nuk do të mund të ulemi bahkë me probleme të ndryshme që kanë parti politike të ndryshme. Unë besoj se do të mbizotërojë klima e mirëkuptimit në shoqërinë shqiptare në lidhje me atë ç`ka unë trajtova më lart.
Këtë meritë të anëtarësimit duhet t`ia adresojmë mazhorancës, apo edhe bashkëpunimit të opozitës me të?
Duhet të kuptojmë se kur flitet për Shqipërinë, kurrkush nuk mendon kush është mazhoranca kush është opozita. Unë fola për standarde, për Shtetin e së Drejtës, për ekonominë e tregut, për integrimin në Evropë, për qarkullimin e shqiptarëve, për qarkullimin e mallrave brenda Shqipërisë dhe jashtë Shqipërisë. Këto nuk janë çështje që lidhen vetëm me një grup ideologjik, qoftë ai i mazhorancës qoftë ai i opozitës dhe Shqipëria matet për këto parametra. Pa asnjë dyshim, një mazhorancë e caktuar, duhet të bëjë më shumë ose më pak, për të ecur më shpejt apo më ngadalë në këtë proces. Nuk mund të injorohet merita që kjo mazhorancë ecë në mënyrë të tillë që sot ne vetëm të marrim ftesën. Sot ne marrim ftesën. Unë besoj që kjo mazhorancë u bë mazhorance, sepse mori përsipër dhe ngriti flamurin e luftës kundër korrupsionit, luftën kundër informalitetit, pavarësisht defekteve, gjërave që ende nuk janë realizuar. Në këtë linjë, Shqipëria ka ecur përpara, rezultatet janë të dukshme, jo thjeshtë për ne shqiptarët, jo thjeshtë për ata që janë me Partinë Demokratike dhe aleatët e vetë, por janë të dukshme për ata që monitorojnë Shqipërinë, janë të dukshme në të gjitha raportet që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Sigurisht do të vihen gjithmonë në dukje boshllëqet që ekzistojnë. Sigurisht nuk ka përfunduar lufta dhe përpjekja, por është meritë e realizimit të objektivave kryesorë në luftën kundër korrupsionit vendosmëria, vendosja e ligjit, rregullsia në zbatimin e ligjit. Nuk ka më skafe që ikin nga Shqipëria as me drogë as me punëtore të seksit, as me trrafiqe të ndryshme të tjera. Ky është një element mjaft pozitiv që pa dyshim është meritë e kësaj mazhorance. Tetë vjet më parë, këto ishin fenomene të zakonshme për shoqërinë shqiptare. Dallime të dukshme vihen re nga të ardhurat që vijnë nga doganat e tatimet, të cilat kanë qënë një gangrenë për këtë shoqëri. Sigurisht ka ende shumë për të bërë, por rezultatet e deritanishme flasin qartë.
Pak javë më parë kaloi në parlament paketa e parë për Reformën në Drejtësi. Po për Reformën Zgjedhore çfarë po bëhet?
Përsa i përket Reformës Zgjedhore, Partia Socialiste ka sjellë një kërkesë për propozim në ndryshimin e nenit të Kushtetutës që lidhet me sistemin zgjedhor të cilin ne e kemi mbështetur. Nuk kam dyshime. Ne do të ecim bashkë edhe pas mitingut të PS-ë, sepse Kushtetuta nuk ndryshohet vetëm nga një parti ndryshohet nga partitë e mëdha brenda partisë kryesore. Palët duhet të kenë konsensus për ndryshimin e asaj që mendohet të jetë më e dobishme për vendin. Reforma në drejtësi mendoj se është mirëpritur nga të tërë shqiptarët. Ajo që u arrit e cila është vetëm fillimi. A do të vijojë? Unë besoj që po, pasi sistemi i drejtësisë ka qenë problem në Shqipëri dhe ndryshimi i tij nuk vjen në mënyrë të njëanshme, ai vjen në mënyrë të përbashkët. Që do të thotë edhe nëse PS-ja i arrin objektivat e saj, për të ndërruar qeverinë, edhe sikur të mos i arrijë dot objektivat e saj edhe pas katër vjetësh siç janë gjasat nuk i bën dot zgjedhjet vetë. Ndaj bashkëpunimi për të ecur më tej në Reformën e Drejtësisë, është i detyrueshëm dhe unë kam besim se do të realizohet. Kemi bërë hapin e parë, do të vazhdojmë me hapin e dytë e kështu me rradhë. Aktualisht presim të vijë nga Ministria e Drejtësise, ligjin për administratën e Gjyqësorit në mënyrë që Gjykatat tëf unksionojnë më mirë se ç`kanë funksionuar deri dje. Dhe e them pa asnjë dyshim që do të arrihet tek gjetja e konsensusit në këtë fushë. Do të bëhen ndërhyrjet e domosdoshme në mënyrë që Prokuroria të funksionojë më mirë dhe aty ka nevojë për disa ndërhyrje për Policinë Gjyqësore. Tashmë palët janë shprehur dhe presim që të korrigjojmë atë difekt. Po ashtu në lidhje me Inspektoriatet e Drejtësisë që ishin një element për tu vendosur. Institucionet tek Ministria e Drejtësisë dhe tek KLD-ja, janë elementë që palët do të gjejnë mënyrën për t`i përballuar bashkarisht pasi kjo është në interes të qytetarve shqiptarë.
Bisedoi Silvana Tresa